“Prioritet çdo cep i kryeqytetit”

Author: | Posted in Kosovo News, Social No comments

“Tirana moderne dhe evropiane as fillon dhe as mbaron me qendrën, por shtrihet kudo ku qyteti ekziston, bashkë me problemet dhe sfidat e veta”, – kështu u shpreh dje kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gjatë ceremonisë së përfundimit të rikonstruksionit të rrugës përgjatë shinave të trenit në Laprakë.

Ky segment me gjatësi 940 metra, është një financim i qeverisë në partneritet me Bashkinë, me një vlerë prej 500 milionë lekësh. Sipas kryetarit Lulzim Basha, ky investim dhe të tjera që kanë nisur me buxhetin e Bashkisë së Tiranës, dëshmojnë vëmendjen ndaj kësaj zone të lënë pas dore për një kohë të gjatë.

“Pikërisht këtu ku ndodhemi ne, plani i ri urbanistik i Tiranës, i cili do të vijë për konsultim pranë gjithë qytetarëve, para se të marrë formën e tij të prerë, parashikon kalimin e një prej projekteve strategjike, një prej linjave të tramit të Tiranës, pra zëvendësimin e kësaj linje të vjetër hekurudhore me linjën moderne të tramit të Tiranës.

E gjithë kjo zonë do t’u nënshtrohet investimeve të tjera të mëdha. Blloku këtu në të majtë është parashikuar në buxhetin e Bashkisë për këtë vit për rikualifikim urban, që do të thotë një ndërhyrje intensive në të gjithë parametrat e zonës: ujësjellës, kanalizime, ndriçim, rrugë, trotuare, gjelbërim etj.

Rruga do të vazhdojë edhe në drejtimin tjetër, ndërkohë që për Laprakën, njësinë vendore nr. 11, janë parashikuar edhe dy investime në sistemin e ujësjellës kanalizimeve, dy investime të tjera në segmente rrugore si dhe 6 investime në objekte arsimore dhe paraarsimore, përkatës 5 dy çerdhe, dy kopshte dhe shkolla”, – tha Basha.

Sipas tij vëmendja që i rikthehet kesaj zone të qytetit ka të bëjë përqasjen e re që Bashkia e Tranës e ka bërë realitet, dhe përqasje e re është vëmendje kudo ku jetojnë qytetarët dhe standard evropian kudo ku shtrihet qyteti, përtej pragut te derës së qytetarit, cilësi jete për banorët. Sipas tij, këto jane konceptet e një Tirane moderne dhe evropiane.

Similar Posts: