Preshevë, Beogradi demonstron forcën

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Aleksander-VucicKane kerkuar ndihme shqiptaret e Lugines se Presheves, prej Tiranes e Prishtines, por kane marre porosi nga Beogradi. Zevendeskryeministri Aleksander Vucic dhe ministri i mbrojtjes vizituan bazat e tyre ushtarake ne jug ne Cepotine, e cila eshte nje nga bazat me te fuqishme serbe. Ajo ndodhet prane Bujanocit ku banojne shqiptaret, por edhe pikekalimi kufitar i Debrosinit, dikur ka qene nje zone e nxehte konfliktesh.

Shqiptaret e kesaj zone nuk kane aspak deshire te jetojne afer kesaj zone. Kete ide e mbeshtet dhe ministri Vucic te cilit si ka ardhur mire qe lideret e tyre kerkuan ndihme nga Prishtina dhe Tirana.

Vucic deklaroi se e vlereson qendrimin e bashkesise nderkombetare, por sipas tij ata e konsiderojne kete si nje ceshte te brendshme te shtetit Serb. Ata kane pritur nese do te kishte reagime racionale, por eshte diktuar se u eshte kerkuar ndihme Shqiperise, por sipas Vucic keto nuk jane porosi te mira racionale pasi ata vete nuk jane duke kercenuar askend. Ne zone eshte demonstruar thjesht forca e mbrojtjes ne rast sulmi te patrullave.

Qellimi zyrtar i kesaj vizite nga Vucic, ka qene njoftimi i gjendjes se sigurise. Eshte permbajtur duke mos perdorur fjale fyese, por njeri prej anetareve te qeverise se tij ka thene se askush nuk mund te qendroje i fshehur pas ligjit dhe te mbrohet pas perkatesise etnike. Masat do te merren vetem per Lapidarin e Deshmoreve ne Presheve, dhe sipas tyre askush nuk mund te luaje me shtetin.

Vucic deklaroi se shqiptaret menjehere kerkuan nderkombetarizimin e ketij problem, por sipas tij tashme nuk eshte gjithcka nga ana e tyre sic ndodhi ne vitin 2001-2002. Ata nuk rrezikohen aspak. Egzistojne thjesht disa koka te nxehta te cilet mendojne se si politikan duhet t’i cojne kercenimet shtetit. Sipas tij keto jane pjese e politikes, por serbet jane gjithmone te gatshem per te mbrojtur rendin kushtetues.

Millosav Simovic, komandanti i brigades se katert, lajmeroi delegacionin se pervec sulmeve sporadike kercenimi me i madh per sigurine eshte prerja e malit dhe trafikimi me njerez e kafshe, por Serbia ne kete forme duket mjaft e sigurte.

Similar Posts: