Pranga nënës 25-vjeçare, braktisi foshnjën në shtëpinë e fëmijës

Author: | Posted in Kosovo News No comments

ELBASAN – Për shkak se braktisi foshnjën në shtëpinë e fëmijës, në pranga ka rënë një nënë nga fshatrat e Peqinit. Shërbimet e policisë në Vlorë në bashkëpunim me poiicinë e Peqinit ndaluan 25-vjeçaren Engjellushe Hyra, me banim në fshatin Sinametaj të komunes Karinë të Peqinit, pasi akuzohet për braktisjen e fëmijës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e fëmijes në Vlorë Ndërkaq mësohet se 25-vjeçarja ka mbetur shtatzënë nga një lidhje ilegale që kishte me një shokun e saj vlonjat, por nuk ka dëshiruar që të abortojë. Ajo ka vendosur të lindë fëmijën, duke qëndruar në ilegalitet deri në ardhjen e krijesës në jetë.

Ndaj ka bërë lindje normale në maternitet e pasi ka qëndruar dy ditë aty është larguar jo në drejtim të shtëpisë së saj, por për në shtëpinë e fëmijës në Vlorë. Ajo i ka kërkuar stafit të kujdeset për foshnjën vetëm për 24 orë, duke siguruar se do të kthehej një ditë më pas.

Pasi e ka dorëzuar beben në shtëpinë e fëmijës, ajo është larguar ne drejtim të paditur, duke e braktisur. Personeli i shtëpisë së fëmijës ka njoftuar policinë dhe çështja është në hetim.

Similar Posts: