POZIMET E PS-së PËR NDRYSHIMET NË KUSHTETUTË PËR SISTEMIN E DREJTESISE

Author: | Posted in Kosovo News, Politics No comments

Reforma

Partia Socialiste propozon ndryshimin e Kushtetutes ne nenin 75 te tij, ku behet fjale per reformen parlamentare. Sipas Kushtetutes, Kuvendi zgjedh dhe shkarkon kryetarin e vet.

Ai organizohet dhe funksionon sipas rregullores se miratuar nga shumica e te gjithe anetareve. Nderkohe qe grupi parlamentar i PS-se propozon qe “Kuvendi organizohet dhe funksionon sipas rregullores, te miratuar me tri te pestat e te gjithe anetareve te Kuvendit.”

Kushtetusja

“Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëiqimin e 3/5-ve të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Anëtari i saj vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij, por jo më vonë se 3 muaj nga mbarimi i mandatittë tij. Kuvendi duhet te marre ne shqyrtim dekretet e Presidentit dhe te shprehet me vendim per rrezimin ose miratimin e tyre brenda 1 muaji nga marrja e dekreteve.”

Gjykata e Larte

“Anetaret e Gjykates se Larte emerohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e tre të pestave (3/5) të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij, pornë çdo rast jo më vonë se 3 muaj nga mbarimi i mandatit te tij. Gjykata e Larte ka juridiksion fillestar dhe rishikues. Ajo ka juridiksionin fillestar vetem kur gjykon akuzat penale kunder Presidentit te Republikes.”

KLD

Edhe per anetaret e KLD-se, qe zgjidhen nga Kuvendi, PS-ja propozonshumice te cilesuar.5ipas saj, KLd-ja përbëhet nga Presidenti i Repubiikës, kreu i Gjykatës së Lartë, ministri i Drejtësisë, 3 anëtarë të zgjedhur nga 3/5-at e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, si dhe 9 gjyqtare te te gjitha niveleve, te cilet zgjidhen nga konferenca e Gjyqesoreve Kombetare. Anetaret e zgjedhur qendrojne ne detyre per 5 vjet, pa te drejte rizgjedhje te menjehershme.

Kryeprokurori

Per prokurorin e pergjithshem selia roze kerkon gjithashtu shumice te cilesuar, si dhe percakton kritere perzgjedhese. “Prokurori i pergjithshem emerohet nga Presidenti i Republikes me pelqimin e 3/5-ve te gjithe anetareve te Kuvendit per nje maqndat 5 vjecar, me te drejte riemerimi. Ai perzgjidhet nga radhet e jursiteve me kualifikimin e integritet te larte dhe me pervoje pune jo me pak se 15 vjet ne profesion”. – prpozon ajo per kete pike.

Similar Posts: