Poliklinikat, shperblim deri ne nje page personelit mjeksor

Author: | Posted in Social No comments

Personeli mjekësor i poliklinikave në të gjithë vendin shpërblehet me një pagë për punën ciiësore të bërë në gjashtë muajt e parë të vitit. Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme se do të përfitojnë shpërblim deri në një pagë mujore mbi 9 mijë punonjës të 414 qendrave shëndetësore, financim ky sipas arritjes së performancës dhe cilësisë së shërbimit që u ofrohet pacientëve në të gjitha rrethet.

Hana ka konfirmuar se fondet për përballimin e pagesave shtesë janë transferuar tashmë në llogaritë bankare të qendrave shëndetësore, të cilat duhet të veprojnë menjëherë për shpërndarjen e tyre tek personeli mjeksor.

Pas verifikimeve te bera per punen e bere nga i gjithe personeli mjeksor përfitimet më të larta të shpërblimit deri në një pagë shkojnë për mjekët e punonjësit e qendrave shëndetësore të rajoneve të Tiranës, Vlorës, Dibrës, Korçës, Elbasanit, Beratit, Shkodrës, Gjirokastrës, pasi kanë realizuar më mirë se të gjithë treguesit e cilësisë dhe të kujdesit të ofruar ndaj pacientit.

Drejtoresha e ISKSH-së ka bërë me dije se ky është viti i pestë që mjekët dhe infermieret e shërbimit parësor përfitojnë pagesë shtesë në bazë të cilësisë së shërbimit që ofrojnë për qytetarët. “Mbështetur në realizimin e treguesve për 6-mujorin e parë të vitit 2012, rezulton se 414 qendrat shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor të përfitojnë deri në një pagë tjetër kundrejt realizimit të treguesve të performancës dhe cilësisë.

Numri i planifikuar i vizitave nga mjekët e përgjithshëm e të familjes në shkallë vendi për 6-mujorin është realizuar rreth 91.6 %, ndërsa treguesi i cilësisë apo bonusi është realizuar rreth 58 %”, – ka deklaruar Hana.

Të dhënat e raportuara mbi shërbimet shëndetësore të ofruara nga poliklinikat tregojnë se si rezultat i shtimit të numrit të vizitave mjekët kanë tërhequr rreth 22 milionë lekë më shumë krahasuar me një vit më parë, ndërsa si rezultat i plotësimit të indikatorëve të bonusit kanë tërhequr 70 milionë lekë më shumë.

“Për gjashtëmujorin e parë të këtij viti parashikohet të shpërndahen rreth 320 milionë lekë. Nga ky fond perfitojne rreth 9350 punojes te qendrave shendetsore, nga te cilet rreth 2000 jane mjeke familje dhe specialiste, 6600 infermiere dhe 750 punojes te tjere (sanitare, shofere, ekonomiste).

Karahsuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si rezultat i shtimit të numrit të vizitave, Ka një rritje sidomos indikatori që lidhet me ndjekjen e fëmijëve me rreth 4 për qind, të sëmurëve me hipertension me rreth 9 per qind s dhe indikatori i edukimit në vazhdim – ka deklaruar Hana.

Më tej ajo ka shtuar se vlen te tneksohet se falë punës së ISKSH-së në menaxhimin e fondeve dhe punes se vetë qendrave shendetesore në drejtim të performancës dhe cilësisë, për të pestin vit radhazi mjeket dhe infermierët e sherbimit parësor përfitojnë pagese shtesë në bazë të cilësise së shërbimit që u ofrohet pacientëve.
Janë rreth 9350 punonjës të qendrave shëndetësore në të gjithë vendin që përfitojnë shpërblime për punën cilësore, nga të cilët rreth 2000 janë mjekë familje dhe specialistë, 6600 infermierë dhe 750 punonjëstëtjerë (sanitare, shoferë, ekonomistë etj.)

Përfitimet më të larta do të shkojnë për mjekët që kanë treguesit më të lartë të shërbimeve dhe cilësisë së ofruar përpacientët. Fondet për këto shpërblime tashmë janë kaluar në llogarite bankare të çdo qendre shëndetësore ku pritet të nisë shpëmdarja e menjëhershme

Similar Posts: