Policia serbe, arrestim në Kosovë

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Eshte mohuar shpesh fakti qe policia serbe vepron ne Kosove, por ndryshe ka ndodhur nga keto mohime duke vene ne drite faktin se ne Mitrovicen veriore, policia serbe ka arrestuar shtetasin Sllavolub Jovic.

Gjykata e Kraleves i pati caktuar Sllavolub Jovic nje muaj paraburgim per shkak te vrasjes se nje ushtari te KFOR-it ne 1 qershor ne fshatin Rudare, pasi pjestaret e forcave te KFOR-it kishin tentuar te hiqnin barrikadat e ngritura be ate pjese te vendit nga popullata serbe.

Nderkohe keshilli i rrethit njekohesisht anetar i Partise Demokratike te Serbise se vojisllav Koshtunices, ish-kryeminister dhe president, parti kjo e cila konsiderohet se ka pasur kontroll ne veriun e Kosoves, ka reaguar duke deklaruar se Sllavolub Jovic eshte vene ne pranga nga xhandarmeria serbe ne veriun e Mitrovices.

Nje tjeter reagim po nga kjo parti ka qene se arrestimi i Jovic demton betejen e serbeve per te ruajtur tokat e tyre ne Kosove. Ndryshe ka ndodhur nga zedhendesi i policise se Mitrovices xoti Besim Hoti i cili ne nje deklarate per shtyp ka thene per mediat serbe se nuk ka informacion per kete rast te njejten reagim ka bere edhe zedhendesja e EULEX-it zonja Irina Gudelevic.

Me arrestimin e Jovic numri i te arrestuarve ne veri te Kosoves shkon ne dy pas arrestimit te Zvonko Veselinovic te cili konsiderohet si njeri prej organizatoreve te barrikadave ne veri te Kosoves. Arrestim ky i cili vjen edhe pas tensionimit te marredhenieve mes lidereve lokale dhe atyre qendrore lidhur me keqperdorimin e buxhetit per Kosoven.

Similar Posts: