Plagoset zv/shefi i zyres Administrative ne Mitrovice

Author: | Posted in Kosovo News 1 Comment

Dushan Milisavevlic, zv/shefi i zyres Administrative eshte plagosur rende  te premten mbrema, nga disa persona te paidentifikuar. Mjeket e spitalit te Mitrovices bejne te ditur qe eshte jashte rrezikut per jeten.

Shefi i policise se Mitrovices ka thene se ngjarja ka ndodhur ne oren 23:25 ne rrugen Sutjeska ne veri te Mitrovices, ku persona te maskuar brenda nje automjeti ne levizje kane qelluar me bresheri automatike mbi zv/shefin e zyres Administrative.

Jane marre ne pyetje disa deshmitare okulare, por ende nuk jane zbardhur shkaqet e kesaj ngjarje, ka deklaruar shefi i policise Besim Hoti.

Adriana Hoxhic, shefja e zyres Administrative ka bere te ditur se shenjester  e ketij sulmi nuk ka qene vetem zoti Dushan, por edhe 3 koleget te cilet ishin shume prane viktimes. Te dyshuarit e krimit kane qene te maskuar dhe kane plagosur ne kembe me arme zjarri shtetasin Milisavevlic, i cili sapo ka dale nga kafeneja.

Atentatori eshte larguar menjehere me ndihmen e nje makine e cila ishte parkuar aty prane, ka deklaruar Hoxhic dhe se ne bashkepunium me EULEX qetesia do te rivendoset ne vend.

Similar Posts:

Comments
  1. Posted by une