Përpjekjet e PS për bllokim të dështuara”

Author: | Posted in Politics No comments

PARTIA DEMOKRATIKE REAGON NDAJ DEKLARIMEVE TË SELISË ROZË PËR REFERENDUMIN

Partia Demokratike ka deklaruar dje se përpjekjet e Ramës për të bllokuar referendumin kushtetues për imunitetin do të shënojë dështimin radhës së tij si kryetar partie dhe të Partisë Socialiste si forcë politike.

Zëdhënësja e selisë blu, Silvi Bardhi, përmes një konference për mediet komentoi politikisht qëndrimin e së majtës lidhur me vendimin e mazhorancës për të zhvilluar referendum. Sipas saj, ky vendim ka futur në panik të thellë kryetarin e Partisë Socialiste dhe klubin e miliarderëve në krye të kësaj partie.

“Nga data 6 gusht e në vazhdim kryetari i Partisë Socialiste dhe zëdhënësit e tij, të tmerruar nga zëri i qytetarëve për heqjen e imunitetit, deklarojnë çdo ditë se do të bllokojnë referendumin, që sipas tyre vendimi për mbajtjen e tij kërkon miratimin me 2/3-at nga Kuvendi dhe ata do të bllokojnë në Kuvend, pra nuk do të japin votat, madje dhe kërcënojnë në mënyra qesharake se, po u thirr referendumi për heqjen e Imunitetit nga mazhoranca, Partia Socialiste do të thërrasë katër referendume”, tha Bardhi. Duke folur në emër te PD-së, si dhe duke iu referuar deklaratës së pasurive të deputetëve të PS-së, të publikuara nga ILDKP-ja, zëri zyrtar i parisë në pushtet u mor me atë të deputetit Fidel Ylli.

“Nga të dhënat e ILDKP-së rezulton ‘, e vetëm njërit prej anëtarëve te klubit të miliarderëve, dhe hinkretisht Fidelit të partisë, i kishin dhuruar nder te tjera tri apartamente në qendër të Tiranës me vlerë rreth një milion euro apo vetëm nga dividenti i një klubi ku është aksionarë me të tjerë, Ylli i miliarderëve të Partisë Socialiste ka përfituar gjysmë milioni euro”, – vijoi ajo.

Bardhi ndriti dyshime mbi vertetesine e deklarates së pasurisë së Fideltit dhe të deputetëve të tjerë socialistë dhe tha se shembulli i mësipërm fakton se miliarderët në krye të Partisë Socialiste maskojnë pasuritë e tyre të paligjshme.

“Ata deklarojne nje milion euro si dhurate e miqve te tyre “bujare”, qe falin tri apartamente ne qender te Tiranes sikur te ishin tri kravata. Me fshehjen nëpërmjet imunitetit të pasurive të paligjshme është shkaku kryesor, arsyeja themelore se pse zoti Rama dhe kupola e miliraderve të Partise Socialiste, Fidelët e partisë nuk munden të votojnë kurrë për heqjen e imunitetit.

Bllokuan në parlament heqjen e tij dhe tmerrohen nga referendumi dhe zëri i qytetarëve për rrëzimin e murit të imunitetit, sepse nga heqja e imunitetit u del bishti dhuratave, pallateve, pasurive të paligjshme dhe dividendëve nga trafiqet e tyre kriminale”, – tha më tej ajo në konferencen per shtyp.

Reagimi i Fidel Yllit

Deputeti i qarkut të Beratit Fidel Ylli iu kundërpërgjigj Kryeministrit për akuzat ndaj tij. “E shoh që jashtë parlamentit të gjithë diskutojmë dhe themi që është teatër. Unë e kuptoj që Kadri Roshin, Sulejman Pitarkën dhe shumë aktorë të tjerë, për të cilët kam respekt, i ke nxjerrë në vend të dytë, se je bërë një aktor i paparë për tu mbushur mendjen shqiptarëve se ne nuk duam ta heqim imunitetin.

Kam qenë pa imunitet në vitin 1996, kur SHIK-u yt me Gazideden në krye dogji gazetën ‘Koha jonë’ dhe bar “Uestin’, ku rrinte opozita shqiptare, rrinin këta ministra që ke sot ti në panel. Mendoja se një ditë do të kërkoje ndjesë. Më 2005-n iu sule një biznesi të ligjshëm dhe e shkatërrove me vendime gjykate dhe përmbarimi”, – tha Ylli.

Referendumet gjatë 20 vjetve pluralizëm

Referendumi është në qendër të diskutimeve jo vetëm të politikës, por dhe të opinionit publik që prej datës 6 korrik, kur Kryeministri lajmeroi zhvillimin e nje referendumi popullor por heqjen e imunitetit te zyrtareve te larte.

Kjo histori eshte perseritur shume pak gjate 20 vjeteve te pluralizmit shqiptar. Shqipetareve u eshte kerkuar vota vetem tri here gjate ketyre viteve: me 6 nentor te vitit 1994 per te ashtuquajtern “projektkushtetute te Berishes”, e cila synonte me teper kompetenca per presidentin, por qe u rrezua me vote; ne vitin 1997, kohe kur paralelisht me zgjedhjet e pergjithshme qytetaret u pyeten dhe per formen e qeverisjes, republike apo monarki.

Nga koalicioni mes PD-se e PS monarkia humbi; dhe ne Nentor te 1998-s, kur nisma e mazhorances se kohes per referendumin kushtetues fitoi fale bojkotit te opozites dhe heqjes se kufizimit minimal per vlefshmerine e referendumit, Qe prej asaj kohe eshte ne fuqi Kushtetuta aktuale e Republikes se Shqiperise.

Similar Posts: