Permiresohet situata ne HEC-e. Ulet niveli i importit

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Rreshjet e shiut qe kane pushtuar vendin javet e fundit, kane permirsuar ndjeshem nivelin e ujit ne hidrocentralin e Firezes. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ben me dije se reshjet e fundit kane ndikuar ne rritjen e nivelit te uijt ne HEC-e. Niveli i uijt ne hidrocentralin e Fierzes eshte rritur ndjeshem, duke arritur ne kuoten 284.45 metra, ndersa prurjet kane arritur ne 600 metra kub per skeonde.

Kjo eshte nje rritje e konsiderueshme duke krahasuar me nivelin e nje jave me pare, qe ishte ne kuoten 277 metra. Krahas liqenit te Fierzes situata hidrike eshte permisuar edhe ne dy hidrocentralet e tjera te kaskades se Drinit.

Ne hidrocentralin e Komanit niveli i ujit ka arritur ne kuoten 173.6 metra, ndersa prurjet anesore jane 430 metra kub per sekonde. Vau i Dejes ka arritur ne nivelin 76.6 metra, ndersa prurjet anesore kane arritur ne kuoten 130 metra kub per sekonde.

Rritja e nivelit te ujit ne kaskaden e Drinit ka sjell nje permisim te prodhimit te energjise elektrike ne vend, duke arritur ne 14 milione kilovat-ore ne dite. Pavarshisht permisimit te situates, prodhimi i brendshem i energjise elektrike nuk mund te perballoje te gjithe konsumin ne vend.

Ne baze te publikimeve te bera nga KESH-i, aktualisht importohen 7 milione kilovat-ore energji elektrike. Niveli i importit te energjise eshte ulur ndjeshem duke e krahasuar me ate te disa muajve me pare.

Nje tjeter faktor qe ka bere te mundur uljen e nivelit te importit te energjise elektrike eshte dhe ulja e konsumit te saj si pasoje e ngrohjes se tempraturave. Sektori energjetike ne vend hasi me nje situate te veshtire si rezultat i mungeses se reshjeve te shiut gjate stines se dimrit.

Per disa muaj me radhe Shqiperia u detyrua te blinte energji elektrike me cmime te larta per plotesimin e nevojave ne vend. Nderkohe reshjet e fundit po e stabilizojne situaten ne kete sektor.

Similar Posts: