Përleshje në Universitetin e Prishtinës

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Viti i ri akademik ne Universitetin e Prishtines ka nisur me protesta e perleshje. Ceremonia solemne te dorezimit nga detyra te rektorit Muje Rugova te rektorit te ri Ibrahim Gashi gjithcka ka dale jashte planifikimeve. Nje gurp studentesh ka kundershtuar ashper menaxhmentin e ri, por edhe ndryshimet ne statut.

Perleshja mesohet te kete nisur kur sutdentet kane arritur ne deren e objektit te rektorit. Pas kesaj mesohet se 9 prej studenteve jane shoqeruar ne komisariatin e Prishtines. Ne kohen kur ish- rektori Muje Rugova ka dale nga Rektorati eshte sulmuar me veze nga studentet qe protestonin dhe disa ore me pas ka nderhyre Njesia Speciale e Policise e cila ka bere te mundur te largoje studentet jashte oborrit te Universitetit.

Nenkryetari i Parlamentit te Studenteve te Up-se, Musa Preteni deklaroi per shtyp se studentet kane shprehur pakenaqsi ne emerimet e reja politike te cilat kane ndodhur se fundmi ne Universitetin e Prishtines, me sakte te pro-rektoreve, ose konkretisht pro-rektorit ne ceshtje arsimore, Nuri Bexheti.

Ne paralajmeruam nje proeste e cila do te jete simbolike e Parlamentit Studentor, por nuk kemi bere ndonje ftese publike. Spontanisht, studente te Up-se jane bashkangjitur dhe duke marre parasysh gjendjen e mjerueshme qe ekziston ne Universitetin e Prishtines, deklaroi Musa Preteni njekohesisht nenkryetar i Parlamentit te Studenteve ne Universitetin e Prishtines.

Ne iu bejme thirrje te gjithe deputeteve dhe te votojne kunder ketij drafti, pasi sipas tyre statusi i ri eshte jartuar nga Keshilli Drejtues dhe Rektorati i Universitetit te Prishtines, i cili eshte bere krejtesisht ne menyre te fshehte dhe pa asnje diskutim brenda Up-se.

Similar Posts: