Perkujtohet komandant “Kapuci”

Author: | Posted in Culture No comments

Si sot, 14 vjet me pare, ne malet e Pashtrikut ne kufirin shqiptaro-shqiptar, ka rene deshmor komandanti i Ushtrise Clirimtare te Kosoves i brigades 113, Muje krasniqi se bashku me 40 bashkeluftetaret e tij.

Edhe pse i plagosur, Muje Krasniqi, asnjehere nuk u nda nga shoket e tij ne front, duke frymetuar keshtu ushtaret e UCK-se.  Eshte nje obligim per te gjithe perkujtimi i deshmoreve dhe i vlerave te luftes.

Per kte arsye, paguhet me turp nga nje popull nese ai e harron historine. Nder te tjerash keto ishin ato qe u thane ne akademine perkujtimore me rastin e 14-vjetorit te renies heroike te Muje Krasniqit, organizuar nen perkujdesjen e Hashim Thacit, Kryeministri i Republikes se Kosoves.

Adem Demaci, nje simbol i rezistences kombetare, ka thene ne fjalen e tij te rastit se sot perkujtohet nje heroizem i lare me gjak dhe kerkon qe te mos kete tolerance per ata qe mundohen ta mbulojne me harrese historine e kombit te tyre.

Nder te tjerash ai shprehet se sot po perkujtojme nje heroizem te luftes sone, qe eshte lare me gjak, te historise sone, e cila eshte shkruar me gjak, keshtu qe ne duhet te insistojme dhe nuk duhet te tolerojme ata qe po mundohen te harrojne historine tone, sepse harresa e historise se nje populli paguhet me turp, paguhet me roberi te re.

Ja pse ne nuk duhet te bejme gabime si te tjeret. Ai shprehet gjithashtu se duhet insistuar qe perkujtimi i heronjve,deshmoreve, martireve tane te jete obligim dhe nje detyre qe kemi ndaj atyre qe flijuan ate qe ishte me e kushtueshme, jeten e tyre, per te mbrojtur kombin tone.

Similar Posts: