Perkrahim prespektiven e Shqiperise ne BE

Author: | Posted in Politics No comments

Tirana zyrtare pret Ministren e jashtme te Republikes se Qipros.

Qiproja, vendi që ka kryesimin e presidencës së radhës së BE-së, mbështet perspektivën evropiane të Shqipërisë. Garancinë e dha dje ministrja e Jashtme të Republikës së Qipros, dr, Ërato Kozakou-Mtircoullis, pas takimit që zhhvilloi me ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Panariti.

“Më lejoni t’ju konfirmoj se zgjerimi i Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor është në krye të axhendës së presidencës qipriote të Këshillit të Bashkimit Europian. Dua të rikonfirmoj gjithashtu publikisht angazhimet e presidencës qipriote dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe inkurajimin e saj për procesin e reformave.

Ky mesazh ka një rëndësi mjaft të veçantë për raportin e progresit të Komisionit për Shqipërinë”, – tha Marcoullis gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kreun e diplomacisë shqiptare.

Ajo shprehu besimin se liderët politikë shqiptarë do të vazhdojnë me shpejtësi drejt avancimit të progresit të 12 prioriteteve kyçe, ritmi i zbatimit të të cilave është i lidhur drejtpërdrejt me avancimin e mëtejshëm të perspektivës europiane të Shqipërisë.

“Puna kryesore që qeveria po ndërmerr lidhur me prioritetet kyçe në shtetin e së drejtës, administratës publike, reformën për të drejtat e njeriut janë me të vërtetë një arritje për t’u lavdëruar.

Do të doja t’ju siguroja se në kuadrin e presidencës qipriote do të bëjmë të pamundurën për avancimin e mëtejshëm të kauzës Shqipëri-BE”, – tha ajo.

E pyetur për stabilitetin politik në vendin tonë, ministrja e Jashtme e Qipros tha se bashkëpunimi ndërpartiak është një domosdoshmëri që të ecet përpara, sepse duhet të arrihet adoptimi i legjislacionit, duhet të vazhdohet me reforma mjaft të rëndësishme në bashkëpunim ndërpartiak dhe stabilitet politik të kësaj presidence.

Gjatë vizitës së saj në Tiranë në cilësinë e presidencës së radhës të BE-së Marcoullis u pri edhe nga Kryeministri Berisha, Presidenti Nishani dhe kreu i PS-së, Rama.

Similar Posts: