Përgatitjet për 21 dhjetorin

Author: | Posted in Culture 1 Comment

bota-shkaterrimEshte duke shkuar drejt fundit numerimi mbrapsht. Jemi duke folur per profecite e fiseve maja rreth fundit te botes. Ka shume mosbesues, por ka dhe nga ata te cilet jane pergatitur per apokalipsin.

Disa ore na ndajne qe ne kalendar te shenohet dita e caktuar, 21.12.2012, data kur sipas kalendarit maja, do t’i vije fundi botes. Por shume njerez pyesin me te drejte : Perderisa fiset maja ishin kaq te zote sa kane parashikuar zhdukjen e njerezimit, pse nuk munden ata te parandalonin zhdukjen e tyre?

Sidoqofte, televizioni, interneti dhe shtypi i shkruar kane publikuar si teori ashtu edhe anti-teori dhe data 21 dhjetor tashme eshte shnderruar si material batutash mes miqve. Personat te cilet e besojne dhe e mbrojne teorine e fundit te botes, kane pronotuar nje dhome ne nje fshat te Frances, ne Bugarash, i cili eshte i vetmi vend qe do i shpetoje ata nga apokalipsi.

Per shkak se dhomat e hoteleve jane zene kohe me pare, ata qe nuk kane pasur mundesi per te pronotuar kane blere nje cante sigurie me mjetet e ndihmes se pare mjekesore. Ndersa disa te tjere vendosen te udhetojne ne menyre qe te shijojne sa me shume “ditet e fundit”.

Mund te duket e pabesueshme, por operatoret me te fuqishem turistike globale thone se gjate kesaj jave eshte regjistruar nje numer i madh pronotimesh per udhetime vetem vajtje. Ndresa ne Kine 500 pjesetare te nje sekti jane arrestuar sepse shperndanin sms, pamflete dhe mesazhe me ane te internetit ku njoftonin fundin e botes.

Eshte vendosur ne Argjentine pas thirrjes ne rrjetet sociale nga nje grup prej 150 personash, qe mes 20 dhe 21 Dhjetorit te mbyllet qarkullimi ne nje zone te rajonit te Kordobas.

Similar Posts:

Comments
  1. Posted by Fidan Ashkalia