Per Washington-in Berisha eshte njeriu i tyre ne Ballkan

Author: | Posted in Kosovo News, Social No comments

Uashingtoni ndien peshën e fushatës presidenciale, por politika e jashtme vijon me ritmin e zakonshëm: normal, parashikues dhe largpamës. Uashingtoni, edhe pse i kushtuar ndaj Irakut, Afganistanit, i shqetësuar ndaj Sirisë dhe Iranit, mbetet i interesuar ndaj Ballkanit.

Sipas korridoreve të pushtetit dhe tavolinave ku përpunohen strategjitë afatgjata, njeriu i Uashingtonit në Ballkan mbetet Berisha. Nuk ishte as rastësi e as përkëdhelje pranimi në NATO, heqja e vizave e tashmë dhe mbështetja amerikane që Tirana të marrë statusin e kandidatit të BE.

Aleanca e nisur me Berishën në vitin 1992 u rigjallërua në vitin 2004, kur Berisha zbriti në SHBA për të njohur strategjinë amerikane, duke ofruar vizionin e tij si aleat i përkushtuar ndaj politikave amerikane në Ballkan. Vizita e Bushit në Shqipëri tregoi qartë se Uashingtoni e kishte gjetur njeriun e tyre jo vetëm në Tiranë, por dhe në Ballkan.

Prej kohësh politika amerikane ishte mes dy rrymave: njëra e Xhezi Helmsit, që shkon deri në bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, dhe tjetra që i jepte epërsi lobit grek. Berisha diti të luante në mënyrë të tillë që drejtpeshimi të anonte nga çështja jonë kombëtare. Duke u treguar i fortë, elastik në aieanca brenda vendit, por edhe me fqinjët problematikë, Berisha dërgoi sinjale të qarta për Uashingtonin, duke siguruar mbështetjen e plotë të SHBA-ve, çka kulmoi me hyrjen në NATO, edhe pse u lobua jo pak kundër Tiranës.

Një Shqipëri me stabilitet do të sillte një Ballkan sipas gjurmës së vënë nga Uashingtoni. Shqipërisë dhe Ballkanit i duhej një lider i fortë, guximtar dhe qëndresëtar. Berisha nuk u tërhoq nga besnikëria ndaj politikave amerikane, edhe pse do të krijonte xhelozi si në Ballkan, ashtu dhe në Europë.

Rebelimi i 21 janarit, ashtu siç e ka cilësuar analisti erudit Abdi Baleta, ishte revolucioni i tretë (pas revolucionit të qershorit 24 dhe atij më 97) dhë synonte jo vetëm largimin e Berishës, por dhe të rolit të tij si lideri i Ballkanit, që mbronte politikën amerikane në rajonin problematik.

Deklaratat e ambasadorit Arvizu nuk ishin vetjake, sepse ai nuk e njihte mirë Berishën, por kabllot e dërguara nga Uashingtonin donin që Arvizu të shqiptonte qartë mendimin amerikan ndaj Berishës: burrë shteti. Natyrisht, kjo pezmatoi opozitën dhe protestuesit, të cilët kërkuan të përsëritnin “Pranverën Arabe”, por harruan se Tirana nuk është në Afrikë dhe se njerëzit kanë kohë që janë larguar nga ekseset. Perëndimi nuk e sulmoi Berishën. Uashingtoni e mbështeti.

Kaq duhej të mjaftonte që të kuptohej se statukuoja i jepte epërsi qeverisë dhe Berishës për të mos prishur planet amerikane në Ballkan. Administrata “Obama” ka qenë më pak i interesuar për Ballkanin e mbase ish-shefi i kabinetit të Obamës ka tentuar të spostojë Berishën si figurën faktor në Ballkan, por as Obama dhe as Uashingtoni, nuk kanë shumë kohë të zgjedhin lojtarë të rinj në Ballkan, sepse janë shumë të lidhur me krizat jo larg nesh. Në Ballkan ata e kanë zgjedhur njeriun e tyre, dhe ai është Berisha.

Ndaj mesazhet e Uashingtonit jo vetëm duhen kuptuar, por dhe duhen mbështetur. Na duhet një Tiranë e fortë, që të mos kemi as Prishtinë e Ballkan të dobët. Po ndjek nga afër dhe po ndihmoj sa mundem, por dhe po mësoj nga fushata e Mark Gjonajt, i cili kërkon të jetë anëtar i Asamblesë së Shtetit të Nju-Jorkut në Distriktin 80 në Bronks.

Shqiptarët janë indiferentë dhe duhen regjistruar që të marrin pjesë në votime. Marku është veprues, optimist dhe realist. I shkëlqejnë sytë kur thotë se i ka dhënë zemër vetëm fakti që Berisha i ka përmendur emrin në takimin e Vatrës, duke vlerësuar garimin e tij. Mbështetja e Berishës ka shumë vlerë, sepse në shumicë shqiptarët e Bronksit janë pro liderit të tyre Berisha. janë ata që e lanë Shqipërinë pas vitit 1997, kur rebelimi komunist ishte shumë i egër ndaj demokratëve. Një fitore e Gjonajt do të ishte një zë për ne.

Një lobim falas për Tiranën dhe një mundësi që komuniteti shqiptar të njihet si komunitet me forcë eiektorale. Në këta 20 vjet Berisha e tregoi se është lojtar i fortë, por edhe pragmatik me ish-kundërshtarët e tij, madje me ata që më 1997-n donin ta vrisnin, apo me figura qesharake dhe me nivel intelektual shumë larg tij. Ai ka falur Berisha? Kjo është në ndërgjegjen e tij dhe ne nuk e dimë, por duam apo nuk duam, në Ballkan dhe në Shqipëri çdo ndryshim apo ruajtje e stabflitetit për Uashingtonin nuk realizohet dot pa Berishën. Ky është fakt.

Ai mbeti lojtari më i fortë. Pse? Mbase ky do të jetë subjekti i librit tim ta ardhshëm bazuar mbi fakte dhe burimet amerikane. Ne nuk i falim as kriminelët e as kusarët. Ne nuk i harrojmë ata që dogjën dhe vranë, por ne e dimë se Ballkani ka nevojë për një Shqipëri to qetë, të qëndrueshme dhe faktor amerikan, ndaj duhot mbështetur Uashingtoni, se gjithmonë na ka dashut dhe nuk ka gabuar me Shqipërinë.

NGA: Robert Papa

Similar Posts: