PDK mblidhet për zgjedhje

Author: | Posted in Politics No comments

Jane mbledhur serish te marten pasdite anetaret e Partise Demokratike te Kosoves. Kryetari i Partise Demokratike, zoti Hashim Thaci se bashku me Sekretarin Organizativ te Zgjedhjeve, zotin Basri Musmurati mbajten nje mbeldhje me kryetaret e degeve te partise ne fjale.

Sipas nenkryetarit te Partise Demokratike te Kosoves, zoti Hajredin Kuci qellimi i ketij takimi eshte se kryetaret e degeve kane marre nje angazhim shtese per organizimin e zgjedhjeve neper dege dhe nendege, gjithashtu ata kane marre edhe udhezimet e domosdoshme qe ato te mbahen sipas procedurave dhe sipas statutit te Partise ne menyre me demokratike te mundur.

Pas perfundimit te hetimeve nga Prokuroria e EULEX-it per mungese provash, i pyetur nga media per kete ceshtje ne lidhje me deputetin e PDK-se, zotin Azem Syla i cili eshte permendur nga Nazim Bllaca i cili sipas ketij te fundit kishte dhene urdhra per nje numer vrasjesh pas kohes se luftes, Kuci tha se PDK-ja vazhdimisht i ka dhene mbeshtetje drejtesise dhe gjithnje do te jete ne anen e saj.

“Ju te gjithe e dini shume mire se Partia Demokratike e Kosoves dhe une personalisht si zevendeskryeminister dhe Minister i Drejtesise i kemi dhene mbeshtetje ne vazhdimsi drejtesise edhe ne momentin ku hetimet filluan por edhe kur ato perfunduan”, tha Kuci ne fjalen e tij per shtyp.

Similar Posts: