Pasuria e familjes Berisha

Author: | Posted in Albania No comments

Taulant_BallaPas denoncimit gjate dy javeve te fundit, mbi pasurine e femijeve dhe dhendrit te kryeministrit Berisha, partia socialiste vazhdon ate qe e quan transparence te pasurive te bllokmeneve te ri blu me Agim Ramen, dajen e Argita Berishes.

Elvana Halla, mbesa e Liri Berishes, sipas deputetit Taulant Balla eshte nje miliardere e bllokut blu.

Balla deklaroi perpara shqiptareve se te afermit e brezit te pare te kryeministrit jane gjithashtu miliardere. Agim Rama, daja i femijeve te Berishes, ka pasuri te madhe me vlere disa miliarda.

Drejtoresha e Institutit te Sigurimeve dhe Shendetsise, mbesa e Liri Berishes, Elvana Hana, ka pasuri qe arrin ne disa miliarde. Pra sipas tij cdo lidhje biologjike me kete familje eshte shume i pasur dhe shumica e shqiptareve jetojne nen krizen e thelle ekonomike qe ka pllakosur te gjithe vendin, pasoje kjo e kryeministrit.

‘Kemi edhe nje pyetje qe lidhet me privatizimin me te fundit te qeverise se Sali Berishes. Po ne privatizimin e 4 hidrocentraleve, a ka dhene konsulence ndermjetesi Shkelzen Berisha, per njeren prej kompanive qe mund te jete dhe kompania fituese?’ Deklaroi Balla.

Ai kerkoi kryeministrit per t’i dhene pergjigje shqiptareve se cilat jane bizneset qe kane ndihmuar juristja Argita dhe ndermjetesi Shkelzen dhe se cilet jane pronaret e ketyre bizneseve. Nuk eshte hera e pare qe zoti Balla i kerkon shpjegime mbi pasurite e femijeve te tij dhe nese zoti Berisha nuk ka mundesi t’i pergjigjet atehere le te jape doreheqjen.

Balla shtoi se zoti Berisha i detyrohet nje pergjigje te gjithe shqiptareve, sepse ne te kundert ai duhet te marre persiper te gjitha fajet e pasurive korruptuese dhe pergjegjesine ligjore. Te dorehiqet per te lejuar nje hetim te plote ligjor mbi pasurine e familjes se tij.

Similar Posts: