”Paratë e shqiptarëve armatosin Malin e Zi”

Author: | Posted in Politics No comments

Per te disaten here radhazi, deputeti i selise roze, Erjon Brace denoncon skandalin ne Ministrine e Mbrojtjes, ne lidhjen e kesaj te fundit me kliente te dyshimte serbe, dhe mungesen e transparences mbi parate e grumbulluara nga shitja e armeve shqiptare.

“I referohem dokumentave qe vete Ministria e Mbrojtjes thote, kto arme shkojne per armatosjen e Malit te Zi, i cili eshte nje shtet i vogel vetem me 600 mije banore dhe ne e kemi armatosur me dy predha per shtepi.

Neqoftese kjo do te jete e vertete, ky do te jete skandali me i madh per ne, pasi na len te kuptojme se taksapaguesit shqiptare kane paguar per te armatosur Malin e Zi”, tha deputeti socialist Erjon Brace, i cili i beri keto denoncime nga foltorja e selise roze, ne nje deklarate per shtyp gjate paradites se socme, dhe me pas ai gjithashtu hodhi edhe nje hipoteze te dyte.

“Ka edhe nje mundesi te dyte e cila eshte qe dokumentat zyrtare ndoshta nuk jane te verteta dhe nuk do te ishte nje cudi duke konsideruar falsifikimet qe mund te jene evidentuar edhe me pare.

Neqoftese do te jete keshtu, pergjegjesia e ministrit Imami do te jete edhe me e rende, i cili ai duhet te japi detaje dhe te shpjegoje nje per nje se ku kane perfunudar e gjithe kjo ngarkese me municione luftarake dhe kjo ka ndodhur pikerisht ne periudhen kur e gjithe bota u perfshi nga trazirat ne Afriken e Veriut dhe ne Lindjen e Mesme gjate viteve 2010 – 11, me luftera te pergjakshme qe edhe sot e kesaj dite jane ne qender te vemendjes boterore”.

Gjate denoncimit te deputetit socialist kunder ministrit Imami, Erjon Brace ka paraqitur nje liste te gjate cmimesh prej qindra milione dollaresh mbi arme, si granatahedhes, granata dhe predha, ai gjithashtu ka kundershtuar deklaraten e ministrit Imami, ne lidhje me mungesen e vleres financiare te armatimeve te vjeteruara.

“Eshte mese e vertete qe po ta marrim pikepamja ushtarake, armatimet ne fjale nuk i vlenin me ushtirse shqiptare, por ta kthjeme nga pikepamje ekonomike, keto shifra tregojne qarte se ato nuk ishin “plehra” sic pretnedohet dhe ju si Minister i Mbrojtjes keni per detyre te administroni kete pasuri te shqiptareve”.

Ne fund te fjalimit te tij per shtyp nga foltorja e selise roze deputeti socialist Erjon Brace replikoi edhe ate qe ai e quajti “fushate kercenimesh” ndaj tij dhe ushtarakeve prej zotit Imami, duke kerkuar transparence te plote mbi “monopolet” brenda Ministrise qe ai drejton dhe kercenoi ministrin me padi penale per cdo hakmarrje personale qe ai mund te kryeje ne radhet e ushtarakeve.

Gjate fjalimit te tij per shtyp Brace gjithashtu theksoi se dokumentat qe Partia Socialiste dispozon jane krejtesisht ndryshe nga sa u shpreh Ministria gjate kater diteve te denoncimit te ketij skandali, nuk jane as konfidenciale dhe aq me teper nuk perbejne asnje sekret shteteror.

“Keto informacione duhet te ishin te aksesueshme per te gjithe, por ne ministri, keto dokumenta u varrosen dhe bashke me to edhe aferat korruptive lehtesisht te qarta dhe te kuptueshme ne keto dokumenta”, perfundoi fjalimin e tij deputeti socialist Erjon Brace.

Similar Posts: