Palët janë pajtuar që të zbatojnë marrëveshjet e arritura

Author: | Posted in Politics No comments

Tashme ka perfunduar takimi midis Kryeministrit te Kosoves Hashim Thacit dhe atij te serbise Ivica Dacic. Ky lajm eshte konfirmuar nga zyra e shefes se larte te Bashkimit Europian, Catherine Ashton, ku nepermjet nje komunikate per shtyp eshte deklaruar se te dyja palet jane pajtuar qe te vene ne zbatim marreveshjet e arritura gjate ketij raundi paraprak negociatash.

“Sot une jam takuar me Kryeministrin e Kosoves Hashim Thacin dhe ate te Serbise, Ivica Dacic ne kuadrin e kornizes se dialogut”, ka deklaruar per nje komunikate per shtyp shefja e larte e diplomacise se Bashkimit Europian, baronesha, Catherine Ashton, mbas perfundimit te perbashket me dy Kryeministrat.

Me tej ajo ka theksuar; Qe te dy Kryeministrat jane pajtuar per te vazhduar keto bisedime me tej. Gjate ketij takimi eshte diskutuar mbi transparencen e fondeve qe Serbia ia perkushton komunitetit serb ne Kosove, gjithashtu mesohet se ata jane ndalur edhe ne ceshtjen e permisimit per mbrojtjen e trashgimise kulturore te serbise ne kosove. Sipas zonjushes Ashton te dyja palet jane marrur vesh per nje grupim te perbashket punues ne pergatitjen e nje studimi fizibilitues per autostraden Nish-Prishtine.

Ndersa Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka thene per RTK se ne kete takim eshte diskutuar edhe ne zbatimin e marreveshjeve te cilat jane arritur deri tanime nepermjet Prishtines dhe Beogradit dhe nje theksim i vecante iu eshte kushtuar Marreveshjeve per Menaxhimin e Integruar te kufirit (IBM)”, theksoi Thaci per RTK.

Nderkohe ai theksoi se ky pajtim eshte arritur qe te flitet serish ne muajin e ardhshem, i cili kryeministri ka shfaqur edhe shpresen se do te nise te zbatohet. Gjithashtu gjate intervistes se tij ne RTK, kryeministri tha se u ngrit edhe domosdoshmeria e zgjidhjes se fatit te personave te pagjetur gjate kohes se luftes.

Nder te tjera ai tha se gjate ketij takimi u diskutua edhe per strukturat serbe ne Kosove, ku ai kishte kerkuar qe te behen transparente te gjitha mjetet materiale te serbise qe ato financojne ne veri te vendit, si dhe shuarjen e tyre.

“Ka akoma struktura kriminale qe po mbajne peng dhe te friksuar qytetaret. I gjithe angazhimi jone per veriun do te jete ne perputhje me Deklaraten e Pavarsise, Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves”, vuri ne dukje Thaci.

Hashim Thaci e ka vlersuar kete takim si konstruktiv dhe tha se ishte me substancial se takimi i pare qe paten. Nga ana tjeter edhe kryeministri i Serbise ka pranuar qe ne muajin e ardhshem te flitet per IBM-ne, por shtoi se per kete ceshtje shteti Serb ka per te parashtruar disa pyetje. Takimi i pare qe eshte zhvilluar midis Thacit dhe Dacicit eshte zhvilluar me 19 tetor, ne pranine e baroneshes Ashton.

Similar Posts: