Pagesa per banesat sociale shkon deri ne 200 euro m2

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Te pastrehet, kush perfiton kredi me 0 dhe 3%

Duke aplikuar ne programet sociale te strehimit prane strukturave vendore, te pastrehet mund te perfitojne banese me kosto te ulet duke paguar deri ne 200 euro pe meter katror. Procesi i aplikimeve mbetet ende i hapur, ku vetem per kryeqytetin ne programin e banesave me kredi te zbutura parashikohet qe deri ne mbyllje te vitit te perzgjidhen edhe 800 familje te tjera perfituese qe plotesojne kushtet e percaktuara.

Nderkohe qe Enti kombetare i Banesave vijon edhe ndertimin e apartamenteve qe mund t’ju voje ne ndihme ketyre kategorive. Kreu i Entit te Banesave, Ilirian Proko, ka deklaruar: “Gjate vitit te shkuar ne bashkepunim me Bashkine e Korces, Shkodres dhe Kavajes jane ndertuar 3 banesa me 35 apartamente secili, gjithsej 105 apartamente dhe katet perdhere te tyre jane destinuar si ambiente sherbimi me qellim rivitalizmin e te ardhurave.

Te gjitha keto apartamente banimi do te jepen per qytetaret e pastrehe me kosto te ulet, futet ne programin e banesave me ksoto te ulet. Aktualisht ne kemi perfunduar dhe kostoja e ndertimit te tyre vazhdon nga 190 euro deri ne 207 euro.

” Sipas percaktimeve te bera, qytetaret do t’i paguajne keto banesa me keste mujoe deri ne 25 vjet. Perzgjedhja e perfituesve behet nga bashkite dhe nga keshillat bashkiake. Kredi me interes 0 perqind per 30 vjet perfitojne familjet qe jetojne ne banesa e sih-pronareve, familjet e policeve te rene ne krye te detyres dhe te zjarrfikesve qe kane humbur jeten ne pune.

Familjet e miratuara nga keshilli bashkiak pak kohe me pare per t’u trajtuar me kredi duhet qe brenda 6 muajsh te gjejne banesat ne tregun e lire. Me tej legjislacioni detajon se e drejta e shlyerjes se kredise nuk mund ti kaloje nje personi tjeter.

Ne rast se familja per shkaqe te papritura nuk mund te vazhdoje me shlyerjen e kredise, brenda nje muaji nga krijimi i situates se paparashikuar njofton banken dhe bashkine perkatese.

Per cdo cast behet vlersimi i shumes se shlyer nga familja, subvencionet qe ajo ka perfituar nga shteti dhe pjeses se ngelur te kredise. Banka e bashkia me pas percaktojne se kush do te jete personi qe do te shlyeje kredine.

Gjetja e Baneses!

Familjet e perzgjedhura nga keshillat bashkiake per te perfituar nga programi i kredise se bute brenda 6 muajve duhet te kene gjetur banesen ne tregun e lire. Ne rastet kur afati i percaktuar tejkalohet dhe familja ende nuk ka gjetur shtepine, duhet lajmeruar Enti i Banesave, qe lejon shtyrjen e afatit me 6 muaj te tjere, ne te kundert rrezikohet marrja e kredise.

Tejkalimi i Afateve! 

Ne rast se familja nuk paraqitet brenda 6 muajve, veprohet ne kete mynyre: “Kur nga bashkite jane derguar lista rezerve,banka ne rakordim me Entin Kombetare te Banesave vijon me listen emerore rezerve. Kur lista e rezervave eshte shteruar, Enti i banesave njofton bashkine perkatese per dergimin e emrave te tjere qe ndodhen ne listat e pritjes sipas kuotes se percaktuar.

Masa e Kredise 3%!

Sipas udhezimit, “masa e subvencionit te interesave te kredise (subvencioni) per familjet qe perfitojne kredi te lehtesuara nga shteti ne baze te ligjit nr.9232, date 13.05.2004 “Per programet sociale te strehimit per banoret e zonave urbane”, i ndryshuar, te jete e barabarte me diferencen qe rezulton midis interesit vjetor te kredise ne tregun e lire, sipas marreveshjes se nenshkruar midis Ministrit te Financave dhe Bankes me interesin prej 3% ne vit qe paguan familja mbi principalin e kredise”.

Perjashtimi!

Miratimi me vendim te keshillit bashkiak nuk e ben familjen e percaktuar automatikisht perfituese. Kjo pasi Banka e perzgjedhur per dhenien e kredise mund te kerkoje  me tej dokumente te tjera plotesuese per te mbeshtetur informacionin e dhene mbi nivelin e te ardhurave te familjes.

Kur nga verifikimet gjenden parregullsi, familja nuk mund te perfitoje kredi nga ky program. Per diferencen qe rezulton midis vleres se baneses dhe shumes qe krediton banka, paguhet ne mynyre te menjehershme nga familja.

Similar Posts: