Pagat e reja për administratën, nga sot përfitohet shtesa

Nga dita e sotme të gjithë punonjësit e administratës shtetërore do të përfitojnë pagat e rritura në masën 5 për qind për pagat e ulëta dhe 2 për qind për ato të lartat. Në sqarim të këtij ndryshimi, dje zëvendësministri i Financave, Nezir Haldeda, deklaroi se kjo rritje e pagave vjen në një periudhë kur mbarë rajoni dhe Evropa ka sanksionuar ngrirjen për një periudhë 3-5 vjet të nivelit të tyre të parakrizës.

Zëvendësministri tha se, rritja e re e pagave mundësohet nga vijimi i një trendi pozitiv në ekonominë shqiptare, si dhe nga rritja e të ardhurave në buxhetin e shtetit prej 4 për qind si 8-mujor, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritje më të moderuar kanë pësuar pagat e larta dhe emërtesat politike të administratës publike, duke mundësuar ngushtimin e mëtejshëm në diferencimin e pagave që ekzistonin në vitin 2005.

Sipas tij, rritja e pagave mundësohet nga krijimi i një trendi pozitiv në ekonominë shqiptare, stabiliteti makro dhe qëndrueshmëria e ritmi pozitiv i të ardhurave në buxhetin e shtetit për periudhën tetëmujor, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në rritjen më të fundit të pagave, paga mesatare e mësuesit në arsimin e mesëm shkon në nivelin 59.235 mijë lekë, ose 2.2 herë më e lartë se në 2005-ën”, deklaroi Haldeda. Po. ashtu nënvizoi ai, paga mesatare e mësuesit në arsmnin 9-vjeçar shkon në 50.563 lekë ose 2.6 herë më e lartë krahasuar me 2005-ën.

Paga mesatare e mjekut, vijoi ai, bëhet 58,098 lekë ose 2.6 herë më e lartë se në 2005-ën, ndërsa paga e infermierit shkon në 35,688 lekë nga 15.44 lekë në 2005-ën. “Të gjitha kategoritë e pagave të tjera kanë pësuar të njëjtin trend rritës, duke mbështetur me precedencë rritjen e pagave të ulëta.

Rritje më të moderuar kanë pasur pagat e larta, duke mundësuar kështu ngushtim të mëtejshëm në diferencimin e pagave që ka ekzistuar në vitin 2005″, theksoi zv/ministri Haldeda. Në këtë drejtim ai evidentoi se pas rritjes së pagave të miratuar, paga e Kryeministrit në raport me pagën mesatare të një arsimtari shkon në raportin 1 me 4.5 nga 1 me 8.6 që ishte në vitin 2005.

Paga mesatare e nje  infermieri në raport me pagën e ministrit është 1 me – 4.9 nga 1 me 10 që ishte në vitin 2005,  dhe paga mesatare e administratës publike në raport me pagen e  Kryeministrit nga 1 me 7.1 në vitin 2005, ka zbritur ne 1 me 4.6 pas rritjes se fundit.

Sipas zv/ministrit të Financave, kjo rritje e pagave është pjesë e programit te  qeverisë dhe synon rritjen e  mëtejshme te mireqenies sociale, duke inkurajuar ecurine e kerkeses konsumatore ne treg.

“Rritja me e fundit e pagave eshte pjese e progarmit te qeverise per rritjen e metejshme te mireqenies sociale, duke inkurajuar vec te tjerash edhe trendin pozitiv te kerkeses konumatore ne treg”, perfundoi Haldeda.

Similar Posts:


Leave a Reply