“Opozita të votojë projektligjin për Gjykatën Administriave”

Author: | Posted in Kosovo News, Politics No comments

Gjatë inspektimit të punimeve për ngritjen e Gjykatës Administriave ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, i bëri apel opozitës, që të votojë projekligjin për Gjykatën e Lartë, “Shpresoj që opozita do të ngrihet në përgjegjshmërinë e saj politike për të miratuar këtë ligj dhe më pas në muajt në vijim do të fillojmë me procedurat, së bashku me KlD-në, të hapjes se’vendeve për gjyqtarë në Gjykatën Administrative, procedurat e konkurrimit, në mënyrë që krahas infrastrukturës të përfundojë dhe miratimi i numrit të gjyqtarëve që do të punojnë në këto institucione”, deklaroi ministri i i Drejtësisë.

Duke u rikthyer tek Gjykata Administrative në  kryeqytet, Halimi theksoi se “kjo gjykatë do të shërbejë  si Gjykatë Administrative deri në përfundim të Pallatit të  Drejtësisë”, ndërkohë që shtoi se Gjykata Adminsitrative  do të jetë tërësisht funksionale në vitin 2013. Debatet për  këtë gjykatë kanë nisur që vitin e kaluar.

Vrasja ne Shkoder

Shkaku një femër, arrestohet një nga autorët

Policia e Shkodrës ka arrestuar dje një nga autorët e krimit të ndodhur pasditen e djeshme në qendër të qytetit, ku u qëlluan me breshëri automatiku babë e bir, Frederik Jurgen Marku. Nga të shtënat humbi jetën 46-vjeçari dhe u plagos djali i tij. Njëri prej autorëve është 25-vjeçari Leonard Nika, ndërkohë që është në kërkim personi tjetër, i identifikuar tashmë nga policia.

Frederikut dhe të birit i zunë pritë menjëherë pasi kishin dalë nga policia për të sqaruar konfliktin që kishte pasur mes tyre dhe dy autorëve të dyshuar të krimit. Konflikti mes dy palëve kishte nisur rreth tre ditë më parë në Theth.

Thuhet se Jurgen Marku kishte ngacmuar një vajzë të akomoduar në bujtinat e Thethit. Kjo ka qenë zanafilla e konfliktit mes palëve që çoi në vrasjen e një shtetasi dhe plagosjen e një tjetri.

Similar Posts: