OKB, raporti për Kosovën

Author: | Posted in Kosovo News, Politics No comments

Qnedrime te kunderta jane paraqitur sot ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit te OKB-se Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci dhe ai i Serbise, Ivica Daçiç. Daçiç ne fjalen e tij theksoi se Serbia nuk do te njohe kurre pavarsine e Kosoves dhe statusi i saj vazhdon te jete i pazgjidhur.

Ndersa kryeministri Hashim Thaci ka prezatuar te arriturat e vendit dhe i cili e ka cilesuar Kosoven si model te shtetndertimit. Me tej ai theksoi se qeveria e tij eshte tejet e interesuar per normalizim me Serbine por gjithnje duke mos rrezikuar shtetesine, sovranitetin dhe integrimin e Kosoves.

Ne fjalimin e tij para anetrave te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, Kryeministri Thaci tha se Statusi i Kosoves eshte zgjidhur nje here dhe kjo ka ndodhur ne 17 shkurt te 2008-es. “Ajo qe une dua te theksoj dhe te jem mjaft i qarte eshte se ne jemi te perkushtuar me shume se kurre per dialogun, por ne asnje rrethane dhe moment nuk diskutojme mbi shtetesine e Kosoves -tha ne fjalen e tij Kryeministri Thaci.

Per me tej ajo qe u vu ne pah prej tij ishte deklarta qe Kryeministri Thaci beri kundrejt shtetit Serb, ai theksoi se Serbia vazhdon te pengoje marrveshjet e arritura ne Bruksel, dhe theksoi terheqjen e forcave paralele serbe te sigurise dhe strukturave te tyre mbi pjesen veriore te Kosoves.

 

Similar Posts: