Nuk e vizitoi Kosovën kur ishte në opozitë, por as tash, si president i Serbisë

Author: | Posted in Politics No comments

president-i-SerbisëTregohet i revoltuar presidenti i Serbise, Tomisllav Nikoliq per shkak se EULEX-i nuk e ka lejuar qe t’i festoje Krishtlindjet ne Gracanice edhe pse parashtroi kerkesen e tij ne kohe. Sipas tij edhe nje here EULEX ka treguar se vepron ashtu sic thote Prishtina dhe ne aspektin e statusit nuk ka qendruar neutral.

Per mediat serbe presidenti Nikoliq deklaroi se nuk do te shkoje per Krishtlindje ne Gracanice dhe se nuk deshiron qe te jete Prishtina e cila vendos nese do te shkoje ose jo. Duket qarte se EULEX-i pret qe autoritet ne Prishtine te japin leje per kete.

Ai shtoi se per kete do t’a ndryshoje qendrimin e tij ndaj misionit te EULEX-it, si dhe ndaj Brukselit. Nikoliqi deklaroi se nuk e lejuan qe te futej ne Kosove nderkohe qe ishte perfaqesues i opozites dhe nuk e lejojne as tani qe eshte president i Serbise.

EULEX, nuk gjendet ne zinxhirin e vendimarrjes qe te miratoje ose te refuzoje hyrjen ne Kosove. Zedhenesja, Irena Gudeljeviq deklaroi se kerkesa per hyrjen e zyrtareve serbe ne Kosove i dergohet perfaqesuesit special te BE-se, ne Beograd, pastaj zyra e perfaqesuesit te BE-se ne Prishtine ia percjell qeverise se Kosoves dhe pergjigja merret ne te njejten menyre. Ajo shtoi se vetem EULEX-i duhet te informohet per kete ceshtje.

I pergjigjen negativisht institucionet zyrtare te Kosoves ndaj kerkeses se presidentit te Serbise, Tomisllav Nikoliq, per te vizituar Kosoven gjate Krishtlindjeve Ortodokse.
‘Kerkesa u refuzua me arsyetimin se vizita e liderve serbe mund te ndodhin ne raste te reciprocitetit, pra dhe kur lideret e institucioneve te Kosoves te lejohen te vizitojne shqiptaret ne Luginen e Presheves’’, deklaroi zevendeskryeministri Hajredin Kuci per RTK-ne.

Sipas tij ky vendim eshte marre pas konsultimeve me partneret nderkombetare. Ne zyren e Bashkimit Europian ne Kosove, fillimisht kerkesa ishte adresuar nga presidenti serb dhe e njejta u eshte percjelle autoriteteve te Kosoves te cilet dhane pergjigje negative.

Similar Posts: