Nje tjeter shtet anetar i OKB-se njeh pavarsine e Republikes se Kosoves

Author: | Posted in Culture No comments

Republika e Domenicias  shtet anetar i OKB-se, eshte shteti i 97 qe njohu pavarsine e  Republikes se Kosoves. Ky konfirmim erdhi gjate darkes zyrtare qe Behgjet Pacolli zhvilloi me kryeministrin e Republikes Domenikane.

Duke iu referuar njoftimit zyrtar kryeministri i Republikes Domenikane, Ruzvelt Skerrit i cili ishte ne shoqerine a ambasadorit te vendit te tij kane vendosur te njohin Kosoven si shtet sovran dhe te pavarur, ndersa formalizimi do te zhvillohet ne mbledhjen e radhes te Qeverise se Republikes Domenikane, javen qe vjen.

Behgjet Pacolli zhvilloi nje aktivitet intensiv me vendet e Caricomit qe nga viti 2009 dhe vecanerisht me shtetin e Domenicas ku me kryeministrin Ruzvelt ka pasur disa takime. Se fundi Pacolli u takua me kryeministrin Ruzvelt ne Nju Jork, gjate nje organizimi te takimit “South South”, ku i cili ka qene i ftuar deri ne mesin e reth 100 politikaneve boterore, ku mes tyre ishte i pranishem edhe sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki-mun.

Domenika ose e quajtur ndryshe Komonuelthi i Domenices eshte nje shtet ishullor dhe ndodhet ne Karaibe, me 72 mije banore. Per nje kohe te gjate ka qene koloni dhe me 3 nentor te vitit 1978 Dominica ka fituar pavarsine ku me pas u be dhe anetare e OKB-se.

Similar Posts: