Një “Pasdite” me Mirush Kabashin

Author: | Posted in Culture No comments

Mirush KabashiMonodrama e pare ne Teatrin Kombetar, ‘Apologjia e vertete e Sokratit’ filloi udhetimin e saj 15 vjet me pare. Edhe pse ishte takuar me heret ne skene me Sokratin, Mirush Kabashi e ka sjelle ate ne nje shfaqje madheshtore per me shume se nje ore. I gjendur i vetem perballe publikut arriti te percjelle emocione duke shprehur revolten individuale nxitur nga realiteti absurd qe perjetoi Shqiperia gjate vitit 1997.

Sokrati i Kabashit me armen e tij me te forte, fjalen e lire, ka nisur maratonen me qellimin per te ngjalle besimin tek te pesimistet. Ky artist, ne vitin kur dyert e teatrit ishin te mbyllura, veshur me lecka e Ezopit, te figures Kadri Roshi, ai lindi Sokratin e urte dhe te mencur qe do u fliste shqipterave.

Me problematiken e gjithekoshme te marre nga pamfleti politico-satirik me te njejtin titull te shkrimtarit grek, Kostas Varnalis, oponenti i pushteteve thote te vertetat e intelektualeve nen gjykimin e shendoshe, duke cjerre maskat publike te te gjitha aneve. Nje monolog i jashtezakonshem qe beri sallen te brohoriste pa ndalim.

Jane thene te vertetat ‘thumbuese’ nga Sokrati per Shqiperine, Kosoven dhe 130 here ne teatro prestigjoze te  mbare botes. Per here te pare Shqiperia eshte perfaqesuar rreth 20 here nga kjo monodrame, ne festivalet dhe teatrot te nivelit te larte nderkombetar. Ngelet pjesa me e vleresuar per cmimet e para te Teatrit Kombetar ne nivele nderkombetare.

Shtypi flet me shume mbi kete faqe. Mjeshtri i madh, Mirush Kabashi, gjate ketyre prezantimeve eshte cilesuar si aktori me i mire ne Festivalin Nderkombetar Teatror ne Egjipt, Kajro ‘97’, ne festivalin mesdhetar ‘Butrinti 2000’, dhe ne Festivalin Nderkombetar ‘Kiev Traverny’.

Ne Festivalin Ballkanik te Monodrames, eshte nominuar per te njejtin cmim dhe ne Festivalin ‘Sllavia’ ne Serbi.

Kabashi ka qene i ftuar ne shume teatro te nivelit nderkombetar, dhe se fundmi ka qene i ftuar ne kuadro te aktiviteteve te festimeve te 100-vjetorit ku foli shqip ne Seancen Plenare te OKB-se per trupat diplomatike ne Gjeneve.

Mirush Kabashi ne studion ‘Pasdite ne Top Channel’, ka thene se ka perjetuar nje nga kenaqesite me te medha te jetes se tij. Sokrati eshte babai i demokracise, sistemi i perkryer qe ka lindur nga mendja njerezore. Eshte sin je pasqyre magjike qe paraqet te gjitha anet pozitive dhe negative te cilitdo. Sokrati sipas tij eshte kritik ndaj politikaneve dhe i sherben shoqerise.

Similar Posts: