Nis fushata e vaksinimit ndaj brucelozes

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Projekti nis ne Berat

Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumuarit dhe Sherbimi Veterianr Shqiptar te mbeshtetur nga projekti PAZA, nje projekt i BE-se, nisen Fushaten Kombetare te Vaksinimit te Bagetive te Imate kunder semundjes se Brucelozes.

Zv/Ministri i Bujqesise, Tolki Thomai, drejtues lokale te zones se Beratit dhe veterinere moren pjese dje  ne vaksinimin e dhjetra bagetive. Zyra e shtypit e Ministrise se Bujqesise beri te ditur se kjo zone u perzgjodh per nisjen e kesaj fushate me rendesi komebtare per vete problematiken qe paraqet prej disa vitesh.

Duke e cilesuar te rendesishme nisjen e kesaj fushate per konsumatoret dhe ekonomine e vendit, Thomai tha se “eshte nje veprimtari qe per rendesine qe ka financohet nga BE dhe qeveria Shqiptare, konkretisht me rreth 5.7 milione euro dhe 1.8 milione euro nga buxheti i shtetit”. “E rendesishme eshte qe kete proces, gjate ketij viti e zbatojme ne nje model te ri, model te mbeshtetur ne te dhena te sakta dhe ne baze te nje regjistri dixhital te fermave ne shqiperi.

Eshte nje fushate qe ndikon ne shendetin e te gjitheve dhe qe tregon qarte progresin e bere ne fushen e konkurueshmerise”, – tha numri dy i Ministrise se Bujqesise. Fushata e quajtur “Nje pike ne Sy” do te zgjase 45 dite dhe nje ekip prej 750 veterineresh do te angazhohen per te vaksinuar rreth 2.5 milione dele e dhi, si edhe rreth 85 mije mbajtes te kafsheve dhe persona te tjere te lidhur drejtperdrejt apo terthorazi me to.

Studimet kane treguar se ne Shqiperi Bruceloza te delet dhe dhite eshte e pranishme ne te gjithe territorin e Shqiperise dhe edhte e perhapur nga jugu i Shqiperise ne rajonin qendror dhe ate verior per gjate viteve te fundit.

Per shkak te levizjes se pa kontrolluar te kafsheve semundja eshte perhapur nga zonat e infektuara ne zona te painfektuara. Dy llojet me te perhapura te bakterit Burcela jane: Brucela melitenis qe shkakton semundje te delet dhe dhite.

Ky bakter, qe eshte shume i perhapur ne vendet e mesdheut, shkakton semundje te renda edhe te njerzit dhe edhte e njohur dhe ndryshe si ethet e Maltes, ethet e Gjiblitarit apo ethet e mesdheut. Si dhe brucella abortus qe shkakton deshtim te lopet.

Similar Posts: