Nikoliç raporton opozitën për Kosovën

Author: | Posted in Politics No comments

parlament-nikolicDo te njoftohen gjate kesaj jave, nga presidenti serb,Tmisllav Nikolic, kreret e grupeve parlamentare te opozites ne lidhje me politikat e Beogradit ndaj Kosoves. Lajmi eshte bere i ditur, nga kryeministri i Serbise, Ivica Dacic, nje dite pas diskutimit mbi platformen per Kosoven, midis kreut te shtetit dhe bashkepunetoreve te tij.

Ne lidhje me kete takim, kryeministri thote se u analizua situata ne pikat kufitare me Kosoven, ku ka nisur dhe zbatimi i marreveshjes per Menaxhimin e Integruar te Kufijve. Dacic gjithashtu ka thene se ne keto momente, grupet e punes po diskutojne, ne Bruksel, mbi detajet e marreveshjes, e cila nisi te zbatohej nje jave me pare.

Ai thekson se se shpejti edhe problemet qe kane te bejne me mledhjen e tarifave doganore do te zgjidhen. Takimi mbi platformen per Kosoven, i cili u zhvillua te dielen, vazhdoi deri ne oret e vona te mbremjes dhe askush nga pjesemarresit nuk ka bere deklarata per mediat.

Ne kete pjesmarrje pervec Nikolic dhe Dacic, nje figure tjeter e rendesishme mes pjesemarresve ka qene edhe kryetari i Kuvendit te Serbise, Nebojsha Stefanovic.

Similar Posts: