Ngelet e njejte situata “ne Merdare” ne pikalimin kufitar per ne Serbi.

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Deri ne oren 12:00 te dites se sotme sipas policise se Kosoves gjendja vazhdon te ngelet e njejte dhe qytetaret qendrojne ne pritje per ore te tera dhe radhet e gjata ne rruge arrin deri ne 600 – metra.

Ndersa ne hyrje per ne republiken e Kosoves sipas burimeve tona thuhet se nuk ka aspak pritje te gjata sic po ndodh ne kraun tjeter. Ne komunikaten per shtyp nga ana e Policise se Kosoves thuhet se arsyeja kryesore e kesaj pritje eshte krijuar nga neglizhenca dhe puna e ngadalte e autoriteteve Serbe.

Policia e Kosoves i ka bere thirrje qytetareve se ne pikalimet e tjera qarkullimi zhvillohet normalisht dhe nuk ka pritje te gjata dhe per kete arsye i eshte sugjeruar cdo qytetari ti shfrytezoje pikekalimet e tjera dhe te shmangin ate te Merdares.

Similar Posts: