Në Kosovë po vazhdon trendi pozitiv i rritjes ekonomike

Author: | Posted in Economy No comments

Besim_Beqaj_ekonomiPo vazhdon ne Kosove trendi pozitiv i rritjes ekonomike, dhe me kete eshte lavderuar sot Besim Beqaj, ministri i zhvillimit ekonomik, ne konferencen e fundvitit. Beqaj ka permendur ato qe jane arritur gjate ketij viti dhe ka theksuar perkushtimin e qeverise per vazhdimin e projekteve ne shume faktore si, ne telekomunikacion, energji, miniera etj.

Vendimi qe te mos privatizohej PTK-ja vitin e kaluar, ishte nje vendim i drejte, dhe gjate ketij viti, qeveria u angazhua per te terhequr investitore te huaj per kete kompani, duke mbajtur jashte vendit konferenca te shumta te cilat rezultuan me sukses. Beqaj tha se 5 nga 8 kompanite qe aplikuan, u parakualifikuan dhe pritet te dorezohen ofertat e tyre.

Ai vleresoi se nje arritje e madhe per vendin ishte anetaresimi ne BERZH. Persa i perket kodit telefonik ministri theksoi se nese nuk marrin dot kodin e vet shteteror deri ne anetaresimin e Kosoves ne OKB atehere do te perdorin kodin e Shqiperise. Ai gjithashtu tha se transaksioni me transparent ishte ai i privatizimit te distribucionit dhe furnizimit, dhe ka theksuar se eshte ne vijim e siper edhe projekti i Kosoves se re.

Pavaresisht krizes ne vendet e Eurozones, Beqaj u lavderua se po shenohet nje rritje reale ekonomike ne Kosove, por nuk pranoi se renia e investimeve eshte 50%, sic u prezantua dje nga Banaka qendrore, duke thene se duhet te merren parasysh raportet vjetore per nje vleresim real. Ai dyshon edhe per papunesine, duke thene se nuk eshte ne nivelin qe eshte paraqitur. Ministri ka theksuar se duke nisur qe sot nuk do kete me bonuse per zyrtaret e Ndermarrjeve Publike, qe jane subvencionuar sivjet me 19 milione euro.

Similar Posts: