Në 14 orë hynë në Kakavijë 4500 emigrantë e 1140 makina

Author: | Posted in Social No comments

KAKAVIJË –  “Mbi 4500 emigrantë shqiptarë, 1100 automjete dhe 40 autobusë kanë udhëtuar në drejtim të Shqipërisë përmes Kakavijës gjatë 14 orëve të fundit”,-njoftuan dje burimet nga drejtoria rajonale e kufirit dhe migracionit për qarkun e Gjirokastrës.

“Aktualisht pala shqiptare punon me 5 sportele në hyrje, ndërsa ajo greke me 2 sportele në dalje”, – thanë burimet zyrtare nga kjo drejtori, duke nënvizuar së gjatë 30 ditëve të fundit kanë qarkulluar nga të dyja anët e kufirt rreth 300 mijë emigrantë shqiptarë.

Dy pikat kufitare me Greqine ne prefekturën e qarkut të Gjirokastres, ajo e Kakavijes dhe Tri Urat  funksionojnë me kohë te plotë, ndërsa pika kufitare e Sopikut, rreth 50 kilometra larg Gjirokastrës, në komunën e Pogonit, funksionon vetëm për këmbësorët.

Pa dokumente në Angli, policia ndalon 2 shqiptarë

ANGLI – Dy shqiptarë që ishin emigrantë të paligjshëm, janë penguar të hyjnë në Britani, pasi u ndaluan nga oficerët e forcave kufitare në aeroportin e ”Newcastle”. Ata mbërritën në Britani në një fluturim nga Malta të dielën në mëngjes (29 korrik).

Kontrolli nga oficerët e kufirit zbuloi se të dy burrat kishin udhëtuar me karta identiteti të rreme italiane, si rezultat dy personat i kthyen në Maltë ditën e martë. Linja ajrore tani mund të marrë gjobë, nëse nuk ka bërë kontrollin e njerëzve para se ata të nisen nga Malta.

Similar Posts: