Ndryshimet Kushtetuese, PS terhiqet nga emerimet me 3/5

Author: | Posted in Kosovo News, Politics No comments

Propozimet

Përmes një drafti që synon disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, PS-ja propozon votimin e prokurorit të përgjithshëm dhe gjyqtarëve të Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë me shumicë të cilësuar.

Nënkryetari i Komisionit të ligjeve, deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj, tha se beteja e vërtetë kundër korrupsionin nis me dhënien pavarësi reale sistemit të drejtësisë. “Kultura e pandëshkueshmërisë ndaj korrupsionit përbën një shqetësim serioz.

Nuk është imuniteti shkaku i vetëm pse nuk luftohet korrupsioni, por ka një rrugë përcaktuese për të luftuar realisht korrupsionin dhe për të vendosur barazinë e vërtetë përpara ligjit. T’i japim pavarësinë reale dhe përgjegjshmërinë funksionale të munguar sistemit të drejtësisë, gjyqësorit dhe prokurorisë.

Këtu fillon beteja e vërtetë për korrupsionin. Pa këtë çdo hap tjetër, përfshirë edhe heqjen e imunitetit, pjesërisht apo edhe tërësisht, mendojmë se mbeten masa gjysmake, që mund të kthehen edhe në të kundërtën e vet”, – tha Xhafaj.

Në të njëjtën linjë diskutimi u deklarua edhe deputeti tjetër i PS-së, Pandeli Majko, “Fryma e ndryshimeve tona ka të bëjë pikërisht me këtë, të heqim imunitetin dhe të diskutojmë disa nene që kanë të bëjnë me funksionalitetin e sistemit të drejtësisë.

Nuk mund të dënojë një gjykatës që e ke emëruar ti, s’mund të hetojë një prokuror që e ke hetuar ti, prandaj duam që këto detaje, ku fle djalli i mosgoditjes së korrupsionit dhe jo i frikes se opozites, ne te gjykojme se bashku me qetesi, atehere ne po shtojme edhe dy detaje te tjera, te cilat te mos garantojne paprekshmerine. Une mund te mos kem imunitet, por jam i paprekshem per arsye te tjera, se prokurorin e kam emeruar une dhe gjykatesin e kam emeruar une”, – tha ai.

Drafti

Me mendimet e saj opozita synon pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, konkretisht të prokurorisë, të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe reformës parlamentare.

Për këtë qëllim sociaiistët kanë përcaktuar përmes propozimeve të tyre zgjedhjen nga Kuvendi të prokurorit të përgjithshëm, gjyqtarëve të Kushtetueses, të Gjykatës së Lartë, KLD-së me shumicë të cilësuar votash.

“Prokurori i përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e 3/5-ve të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi. Ai përzgjidhet nga radhët e juristëve me kualifikim e integritet të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion”, – propozon PS-ja për kreun e akuzës.

Po ashtu ajo propozon që të nëntë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës, të zgjidhen me pëlqimin e 3/5-ve te gjithë anëtarëve të Kuvendi’ Gjithashtu 3 anëtarët e KLD-s duhet të zgjidhen nga 3/5-at të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Sa i takon Kuvendit, sipas PS-së, ai organizohet dhe funksionon sipas Rregullores, 1 miratuar me 3/5-at e të gjithe anëtarëve të Kuvendit.

Similar Posts: