“Ndalimi i gjyqtareve, presim shpjegimet e pales greke”

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Ndonese ka kaluar rreth nje jave nga refuzimi qe u beri pala greke ne kufi tre gjyqtareve shqiptare, duke i cilesuar te rrezikshem per te qendruar ne zonen “Shengen”, Tirana zyrtare nuk ka ende nje pergjigje per incidentin ne fjale.

Zvendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto deklaroi dje se eshte ne pritje te shpjegimit nga pala fqinje. Me te marre informacionin per ceshtjen ne fjale, ai garantoi se vetem atehere Ministria e Jashtme do te reagoje.

“Persa i takon ceshtjes se kthimit te gjyqtareve qe eshte  bere tashme publike edhe nga une personalisht, ajo eshte ne ndjekje nga ana e Ministrise se Puneve te Jashtme. Jane paraqitur prane autoriteteve greke kerkesat tona per shpjegime pse ka ndodhur kjo dhe eshte premtuar prej tyre se do te na informojne. me te marre kete informacion, ne do te marrim vendimin e duhur persa i takon kesaj ceshtje”, – tha Ministri i Jashtem Haxhinasto.

Kreu i diplomacise shqiptare iu pergjigj interesit te medies edhe per ceshtjen e kufirit detar me Greqine, pergjigjen e se ciles ai e deklaroi tek institucionet pergjegjese. “Te keni parasysh se Ministria e Jashtme eshte nje institucion qe ben politiken e Jashtme dhe reagon ne raste  problemesh me subjekte te tjera nderkombtare, ndera ruajtja e kufijve ka institucione qe merren me kete ceshtje.

Sigurisht qe do te perfshihemi dhe do te japim qendrimin tone persa u takon ceshtjeve e kufirit apo per ceshtjet e marreveshjeve qe duhen konkluduar”, – u pergjigj ai. Numri dy i qeverise Shqiptare i beri keto deklarata ne konferencen e perbashket per shtyp qe dha se bashku me homologun e tij Gjeorgjian Grigol Vashadze pas takimit qe pati me te.

Dy ministrat e Puneve te Jashtme vlersuan nivelin aktual te marredhenieve ndermjet Shqiperise dhe Gjeorgjise dhe evidentuan punen e perbashket per levizjen e lire mes dy vendeve. Ne kuader te bashkepunimit dypalesh, Haxhinasto tha se ekziston nje baze solide qe keto marredhenie  te zhvillohen me tej.

Ai nenvizoi plotesimin e kuadrit ligjor, ngritjen e komisionit te perbashket ekonomik dhe mbajtjen e forumeve te perbashketa te biznesit. Gjithashtu zevendes Kryeministri Haxhinasto vlersoi bashkepunimin ndermjet dy vendeve ne kuader te organizimeve nderkombtare si OKB etj., si dhe mbeshteti angazhimin e Gjeorgjise per plotesimin e aspirates per nje  integrim te plote ne NATO.

Ndersa ministri Vashadze nga ana e tij shprehu mirenjohjen per gjithe mbeshtetjen qe Shqiperia i ka dhene Gjeorgjise per aspiraten e saj drejt anetarsimit ne NATO.

Similar Posts: