Ndalimi i gazetarit Mema, MPJ kërkon sqarime

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Reagon Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë e cila ka kerkuar sqarime nga ambasada Greke ne Tirane ne lidhje me moslejimin e gazetarit te Top Channel Marin Mema. Per me shume se 1 ore, ne pritje te ambasadorit grek ne Ministrine Punëve të Jashtme eshte thirrur perfaqsuesi i Ambasades greke, zoti Evangelos Tsolkas ku ky i fundit eshte takuar me sekretarin e Pergjithshem te Ministrise se Puneve te Jashtme zotin Gazmend Turdiu.

Pas ketij takimi perfaqsuesi i Ministrise se Jashtme deklaroi se ne po e ndjekim me shume shqetesim ngjarjen e se deiles, ku gazetarit Marin Mema iu eshte ndaluar hyrja ne shtetin fqinj nga autoritetet e policise kufitare te Qafë-Botit.

Perfaqsuesi i Ministrise se Puneve te Jashtme Zoti Gazmend Turdiu gjykon se pengesat e levizjesse lire sjane ne perputhje me vullnetin e shprehur nga te dy palet, mes nivelit te marredhenieve mes dy vendeve tona qe japin sinjale jo pozitive.

Gjithashtu Sekretari i Pergjithshem i kerkoi arsyen Evangelos Tsolkas ky i fundit perfaqsuses i ambasades greke ne Tirane se perse gazetari i Top Channel cilesohet “person i padeshiruar” ne regjistrin kombetar te Republikes Greke.

Nje tjeter reagim erdhi edhe nga Ylli Rakipi kryetar i Lidhjes se Gazetareve Shqiptare i cili denoi ashper ndalimin e gazetarit duke thene se shteti fqinj ka mjaft probleme madhore per te zgjidhur dhe jo te merret me te tilla raste mesjetare.

“Perpara se te jete nje proteste e madhe nga ana e gazetareve shqiptare, eshte nje keqardhje e madhe nga ana jone dhe ajo e opinionit publik, per me teper eshte nje keqardhje dhe ndoshta pastaj mund te jete nje proteste sepse nuk duam te kthehemi pas.

Te gjithe gazetaret dhe mbare njerzimi sot i njeh vlerat e demokracise ne te cilen permban edhe levizjen e lire dhe aq me teper nuk mund te ndalohet nje gazetar dhe askush nuk mund te kete guzimin ta beje ate qe te mos flase.

I bej thirrje te gjitha Aujtoriteteve Shqiptare qe duhen te fokusohen fort mbi kete xhest qesharak, por i cili ne te vertete eshte mjaft serioz. Autoritetet tona duhet t’i thone mjaft ketyre veprimeve nga ana e pales greke”, deklaroi Ylli Rakipi.

Marin Mema Gazetar ne Top Channel nje dite me pare ndersa kryente proceduren e rregullt per te hyre ne shtetin Helen ne piken kufitare te Qafe-Botes atij iu komunikua nje vendim nga ana e policise greke se nuk lejohet te hyje ne shtetin grek, pasi cilesohet nje person i padeshiruar dhe qe paraqet rrezik per sigurine kombetare.

Ky vendim arbitrar nga shteti Helen duket me teper se vejn si nje hakmarrje e qarte dhe e paster ndaj Gazetarit Marin Mema, nepermjet rubrikes se tij te perjavshme “Shqiperia Tjeter” i cili ka realizuar lajme qe lidhen me trashgimine e çamëve ne vendin fqinj ne fshatrat, Gumenicë dhe Filat.

Gjithashtu perfshi edhe emisionin kushtuar Papa Kristo Negovanit dhe pasardhseve te tij ne fshatin Negovan, i cili ndodhet brenda territorit grek.

 

Similar Posts: