Nata magjike e boksit shqiptar në Shkup

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Nuri Seferi bokstieri Shqiptar u shpall kampion europe ne finalen e madhe per titullin WBO dhe ka arritur te mposhte me “knock-out”, bokstierin serb Nenad Stankovic ne minuten e dyte te ndeshjes.

Bokstieri Shqiptar Nuri Seferi i cili bokson per ngjyrat kuqezi arriti te perballoi me sukses rivalin Serb Nenad Stankovic, edhe pse bokstieri Serb e nisi vrullshum takimin. Sipas gjencise se lajmeve INA, Nuri Seferi arriti te rrezoje pertoke kundershtarin e tij pas 120 sekondave i cili i ka dhene nje goditje te shpejte e te forte.

Kane qene stafi i bokstierit serb te cilet kane hedhur peshirin ne shenjen e dorezimit dhe menjehere pas kesaj gjyqtari Serbo-Boshnjak ka nderprere ndeshjen dhe ka shpallur kampion Europe Nuri Seferin.

Edhe nje tjeter takim i cili ka ndezur atmosferen ne pallatin e sportit ne Shkup ka qene ai midis bokstierit Shqiptar nga Struga Agron Xhila dhe rivalit te tij serb Nemanja Rugacevic. Ne kete te fundit kane mjaftuar vetem 17 sekonda per bokstierin shqiptar i cili edhe ky ka arritur te hedhe ne tapet kundershtarin Serb Nemanja Rugacevic.

Similar Posts: