Nano e Topalli, shanset per t’u bere president

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Motoret pritet te nxehen pas 20 majit, Nano eshte veteshpallur zyrtarisht

Gara presidenciale pritet t’i nxehe motoret rreth dates 20 maj, date kur fillojne procedurat per zgjedhjen e kreut te shtetit. Ne fakt, motoret jane nxehur qe me pare, kur u perfol ne fillim emri i Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli si kandidature e mazhorances, por qe ka hasur ne nje qendrese te forte nga ana e opozites.

Vete Topalli nuk e pranoi asnjehere kete kandidim, megjithese jo pak here ka folur si Presidente e ardhshme. Por zyrtarisht ambicein per president e shfaqi Fatos Nano, ish-lideri historik i se majtes, ne nje interviste televizive. Kohet e fundit ne skene ka dale dhe emri i Neritan Cekes, kreu i PAD-se, aktualisht keshilltar i Kryeministrit.

Topalli

Shanset deri tani per te dyja kandidaturat jane thuajse te barabarta, Jozefina Topalli vjen si kandidature e mazhorances dhe votimi per Elvis Cefen ne Kuvend ishte nje demonstrim force nga ana e PD-se, e cila kerkoir te perconte mesazhin se mund te zgjedhe dhe e veteme presidentin me 71 vota.

Nese vjen si e perzgjedhura e Berishes, atehere shanset jane te shumta, pasi, pavarsisht votave te LSI-se, mazhoranca mund te arrije te mbledhe 71 vota ne Kuvend per te marre nje president me sforco.

Nano

Nderkohe ne lojen presidenciale eshte edhe Fatos Nano, i cili po perpipqet te marre fillimisht pelqimin e partive te vogla, kryesisht te mazhorances, per te bindur me pas rivalin e tij brenda partise, Ramen, qe te mbeshtese me vote kandidaturen e tij. Pra, ne rast se propozon opozita, shanset e tij per t’u zgjedhur nuk jane te pakta.

Dihen marredheniet e Nanos me nje pjese te deputeteve te mazhorances dhe se bashku  me votat e opozites mund te arrije shifren magjike 71 vota. Pra, ne rast se ne kuvend zhvillohet nje gare mes Topallit dhe Nanos, atehere veshtire se mund te parashikohet se kush mund te fitoje.

Natyrisht, te dyja forcat politike do te bejne c’eshte e mundur per te shmangur nje perballje te tille. Nga ana tjeter dhe Edi Rames nuk i mbeten shume zgjidhje, ne rast se Berisha nuk leviz nga pozicionet e tij.

Referendumi

Ish-Presidenti Alfred Mosiu i ka meshuar serish idese se Shqiperia duhet te zgjedhe Presidentin e ardhshem me referendum “demokracia jone eshte e brishte dhe per kete arsye presidenti duhet te jete i lire nga politika, mbi forcat politike. Ai duhet te jete njeri me intergritet, te zbatoje kushtetuten dhe Ligjet.

Platfroma e tij duhet te jete Kushtetuta. Roli i Presidentit ne nje demokraci eshte shume i madh. Ai eshte kryetari i shtetit, i cili mbetet edhe pas nderrimit te pushtetit”, – u shpreh, Moisiu.

Similar Posts: