Na ishte nje here “1 maji”

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Liqeni Artificial dhe ambientet e tjera periferike rrembejne protesutesit e 1 majit. Duke iu gezuar nje dite zyrtare pushimi, punetoret shqiptare kane preferuar te nderrojne destinacionin e problemeve me te cilat perballen cdo dite ne vendet e punes me kalimin e disa oreve te kendshme ne ambientet e familjes apo shoqerise.

Te favorizuar edhe nga moti i ngrohte, shqiptaret jane derdhur si lume ne ambientet e hapura, duke i gezuar diellit dhe qetesise qe transmeton gjelberimi i natyres ne kete fillim Maji. Liqeni Artificial eshte nje nder  vendet me te populluara, ku masivisht qytetaret jane ulur te kalojne disa ore relaksuese, duke qendruar indiferente ndaj simbolit te Dites se Punetoreve mbi  veshtirsite dhe pakenaqsite me te cilat perballen gjate gjithe vitit.

Po ashtu edhe baret e restorantet ne zonet periferike te kryeqytetit kane regjistruar nje numer te larte frekuentuesish krahasuar me ditet e tjera. Ndonese 1 maji konceptohet si dite proteste, ku qytetaret duhet te ngrene zerin per problemet e tyre ekonomike, pakenaqsite me pagat dhe papunsine, per te cilat shfryhet cdo dite te vitit, shqiptaret preferojne te qendrojne indiferente ndaj ketyre shqetesimeve, vlersimi i te cilave behet baras me nje dite pushimi.

Ky fakt eshte vene re me se miri edhe ne protesta gjysmake dhe te deshtuara te zhvilluara nga sindikatat e punojseve, frekunetues te te cileve ishin vetem dhjetra qytetare.

Organizimet rutine

Edhe pse e dine se kjo dite simbolizon manifestimin e pakenaqsive ndaj papunsise, pagave dhe problemeve te tjera ekonomike e sociale, qytetaret shqiptare kane preferuar te mos angazhohen ne organizimet gjysmake dhe te deshtuara te organizuara nga ato pak sindikata qe ka vendi yne.

Te pakte ne numer, protestuesit e vetem te dites se 1 majit kane qene dhejtra persona qe kane marshuar para kryeministrise per te denoncuar politikat e qeverise dhe strukturave vendore sa i takon nivelit te punesimit ne vend.

Kjo dite ka manifestuar edhe percarjen e sindikatave, te cilat me perfaqsuses kane marshuar ne orare te ndryshme para dikastereve per te kerkuar vemendje ndaj problemeve. Gjate organizimit te ketyre tubimeve rutine realiteti ofronte nje pamje te shemtuar, ku dhjetra persona me pankarta ne duar protestojne per kujdesin qe dikasteret duhet te tregojne ndaj punojesve, qindra te tjere kalonin prane tyre indiferente.

“Shqiptaret jane te lodhur, ata duan pune drejtesi”. Keto pseudoreforma i kane kthyer arsimtaret dhe pedagoget ne skllever te pushtetit dhe u kane hequr atyre pavarsine ligjore dhe akademike, duke abauzuar hapur me lirine dhe te drejtat e tyre ne marredheniet e punes dhe karrieres.

Reforma gjysmake dhe e korruptuar ne sistemin shendetsor e kane kthyer kete sistem ne nje forme biznesi, duke humbur thelbin human te shendetsise”, – ka deklaruar ne protesten e zhvilluar dje para kryeministrise kreu i konfederates se Sindikatave Kole Nikolla.

Shoqata e Minatoreve si vend proteste ka perzgjedhur ambientet e Ministrise se Punes, per te mbyllur protesten e tyre me pas para selise se Kryeministrise. “Ne qofte se qytetaret flene gjume, shkojne te Liqeni, i gezohen barit te njome, edhe ne nuk kemi cfare te bejme.

Nese qytetaret do te jene me ne ketu ne proteste, atehere nuk ka qeveri qe u reziston kerkesave tona te drejta. Minimumi jetik ne Shqiperi eshte rreth 30 per qind me i larte sesa rroga mesatare, pa folur ketu per rrogen minimale te zyrtarizuar, sepse aty jemi shume dobet”, – ka pohuar Fiqiri Xibri.

Pavarsisht ketyre tubimeve dhe organizimeve te vogla, dikasteret pergjegjese jane ndjere komode pasi kreret e tyre kane vijuar te konfirmojne per nje ulje te nivelit te papunsise si dhe shtim te masave te ndermarra ne mbrotje ne punetoreve. Festa e 1 majit, apo Dita Nderkombtare e punetorve per te afrimuar te drejtat e tyre e per te permisuar kushtet e jeteses.

Similar Posts: