Mustafa: Nuk do t’i përgjigjemi vandalizmit me vandalizëm

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Ragmu-MustafaPas Takimit qe paten me liderin e Aleances per Ardhmerine e Kosoves, lideret politike shprehen ankesat e tyre ne lidhje me kercenimet e liderve te Serbise, te cilet nuk bien dakort me qendrimin e perkujtimores ne Presheve dhe nese eshte e nevojshme ata do jene gati t’a heqin me force.

Ragmi Mustafa, kryetar i Komunes se Presheves deklaroi se nuk do t’i pergjigjet kesaj arrogance ne menyre te njejte. Politikanet e Serbise kete polemike po e shfrytezojne per qellime politike, sepse statuja nuk pengon aspak menyren e jeteses se serbeve ne Presheve.

Mustafai shtoi se te gjithe shqiptaret, jane gatuar qe problemet t’i zgjidhin ne menyre paqesore, ne baze te mirkuptimit te dialogut dhe duke patur parasysh faktorin nderkombetar, kosovaret nuk do t’i pergjigjen forces me force, vandalizmit me vandalizem.

Ramush Haradinaj, lideri Aleances per Ardhmerine e Kosoves, kerkoi nga Beogradi qe te sillet ne menyre evropiane mbi kete diskutim.

‘Edhe Kosova edhe Serbia synojne integrimin ne BE, dhe kane standarte dhe norma te caktuara per te zgjidhur probleme si keto. Lutja ime do te ishte qe edhe ne Beograd edhe kudo te sillen ne menyre europiane, edhe ndaj kesaj teme’ theksoi Ramush Haradinaj.

Nese Beogradi zyrtar do te perdore dhune per te hequr perkujtimoren e ish ushtareve te UCPMB , lideret politike te komunes se Presheves, nuk do te bien kurrsesi dakort me kete veprim.

 

 

 

Similar Posts: