MTI numeron sukseset e 2012, prezanton objektivat e 2013

Author: | Posted in Economy No comments

Mimoza_Kusari-LilaMimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtise dhe Industrise, sot ka prezantuar sfidat, te arriturat dhe gjithashtu objektivat e 2013-es.

Gjate vitit 2012, Republika e Kosoves ka shenuar nje progres te ndjeshem ne Raportin e Bankes Boterore per te berit biznes, permiresoi treguesin e Fillimit te Biznesit per 44 vende, te cilin duke e krahasuar me vitin e kaluar, treguesi eshte permiresuar per 33 vende, ku investimet me te medha jane bere te mbrojtja e investitoreve, ku Republika e Kosoves ka levizur ne menyre pozitive per 76 vende, ne 6 vende eshte permiresuar qasja ne energji elektrike, per pagesen e taksave ne 4, tregtia nderkufitare per 9, kurse zbatimi i kontratave per 1 vend, tha Kusari-Lila duke renditur keshtu disa prej te arriturave kryesore te ketij viti ne baze te vleresimeve te institucioneve te jashtme.

Ajo shtoi se MTI-ja po forcon kapacitetet qe te jete e gatshme per t’u perballur me sfidat e reja nga procesi i Stabilizim Asocimit dhe negocimit te marreveshjeve tregtare me vendet e tjera. U finalizua Plani i Veprimit te Strategjise per zhvillimin e NVM-ve.

Agjencia Kosovare e Standartizimit adoptoi gjate vitit 2012, 691 standarte evropiane dhe nderkombetare, ne standarte kosovare, eshte themeluar si njesi e vecante mbrojtja e konsumatorit.

Planet qe perfishen ne MTI per 2013-en jane: Permiresimi i ambientit te berjes se biznesit, te mbeshteten MVM-te dhe te promovohen investimet, nje mekanizem financiar i cili lehteson koston e bizneseve, te permiresohen politikat shqiptare, te permiresohet levizja e lire e mallrave, te vazhdohet marreveshja e promovimit dhe mbrojtjes se investimeve me vendet e tjera, te permiresohet mbikqyrja e tregut, si dhe te mbrohet konsumatori, tha nder te tjerash Mimoza.

 

Similar Posts: