Moisiu: Kreu i shtetit nuk eshte nenpunes partiak

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Mblidhet forumi per presidentin e ardhshem

Forumi civil i drejtuar nga ish-presidentet Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani me asistencen e diplomave te huaj, u kerkon 6 partive ne Kuvend te nisin procedurat per zyrtarin me te larte te shtetit brenda dates 20 maj. Forumi u dergoi partive politike parlamentare nje projekt deklarate per zgjedhjen e kreut te ri te shtetit.

“Zgjedhja me 71 vota ka rrezik ta ktheje presidentin si nje nenpunes te emeruar nga mazhoranca. Fqinjet tane aplikojne zgjedhjen e kreut te shtetit me shumice te thjeshte, por ne ato vende shkalla politike e tyre eshte e larte.

Shqiperise i duhet nje njeri qe te qetesoje gjakrat e ndezura te politikes sone”, – u shpreh Moisiu. Konstitucionalisti Luan Omari kerkoi qe zgjedhja e presidentit te buroje nga nje marreveshje e forcave politike ne Kuvend.

“Nje president partiak do te prishte ekuilibrin e pushteteve, do te prishte pavarsine e gjyqesorit dhe Prokurorise se Pergjithshme. Presidenti te buroje nga nje marreveshje e forcave politike ne Kuvend”, – tha Omari.

Diplomatet e huaj vlersojne rolin e shoqerise civile dhe bashkepunimin e tyre me qeverine dha partite politke. Ambasadori i OSBE-se Eugen Volfart kerkon nga lidershipi politik t’i shfrytezoje tre muajt ne vijim per te zgjedhur nje figure te pershtatshme ne krye te Presidences.

LSi reagon per zgjedhjet e vitit 2013

Levizja Socialiste per Integrim kerkon qe ne zgjedhjet e 2013-s te mos zbatohet numerimi elektronik i votave. Partia e Metes e mbeshtet kete vendim te Komisionit te Reformes Zgjedhore, por eshte e mendimit se eshte i patestuar numerimi permes makinerive, duke rrezikuar te shkaterroje zgjedhjet e vitit qe vjen.

Per kete shkak LSI-ja propozon”Se pari, te perdoret ne mynyre pilot procedura e numerimit te votave elektronike. Perdorimi i kesaj procedure mund te shkaterroje gjithe procesin zgjedhor.

Futja e nje risie teknologjike kerkon kohe, kerkon test. Le ta testojme si funksionon dhe ne zgjedhjet e meparshme t’i jepet mundesia e struktures zgjedhore te tranjohet me mire dhe te korrigjoje defektet e mundshme. Si mase te dyte i kemi propozuar Komisionit te Reformes Zgjedhore shtimin e numrit te KZAZ-ve.

Kjo eshte mase shume reale, me e prekshme dhe efektivisht do te sillte ulje te numrit te votave per te numeruar ne KZAZ, qe do te thote rritje e shpejtesise, se nxjerrjes se rezultatit te zgjedhjeve”, – beri te ditur dje Ylli Manjani.

LSI-ja thote se reforma zgjedhore eshte duke hecur me hapa tejet te ngadalte, pasi ceshtjet me te debatueshme, si perberja e KQZ dhe sistemi zgjedhor, jane ende te pashqyrtuara nga komisioni, cka do ti lere shume pak kohe ne dispozicion pergatitjes se zgjedhjeve.

Similar Posts: