“Modeli gjerman, i papranueshëm”

Author: | Posted in Social No comments

Gjate nje interviste te dhene per gazetarin Sokol Balla, ministri i jashtem i Kosoves, Enver Hoxhaj ka refuzuar si te papranueshem modelin e dy gjermanive ne lidhje me marredhinet me Serbine.

Enver Hoxhaj ka theksuar se marredheniet midis dy vendeve do te rregullohen duke pasur parasysh qe jane dy shtete te pavarura. Ai ka theksuar dhe ka bere te ditur se gjate vizites se tij ne Tirane ka folur per nje mundesi te nje marrveshje shume te rendesishme me Shqiperine, e cila pritet qe te nenshkruhet gjate muajit Janar.

“Ne kemi biseduar konkretisht se si mund te kemi nje bashkepunim te mire midis Republikes se Shqiperise dhe asaj te Kosoves dhe kemi sjelle idene e nje protokolli bashkepunimi midis Kosoves dhe Shqiperise, bashkepunim i cili ka per qellim edhe perfshirejen ne fushen ekonomike, tregtise, kultures, tregtise dhe deri tek turizmi.

Ne besojme se ky protokoll ne fjale do te nenshkruhet ne muajin janar te vitit qe vjen. Kjo ka per qellim qe midis vendeve tona bashkepunimi te jete sa me i rregullt dhe te forcohet akoma me shume”, Keshtu e ka nisur intervisten e tij Ministri i Jashtem i Republikes se Kosoves Enver Hoxhaj.

I pyetur nga gazetari i Top Channel, Sokol Balla. Zoti Minister le ti rikthehemi ceshtjes se raporteve midis Prishtines dhe Beogradit. Tashme ky eshte nje lajm i dites edhe ne shume media te tjera boterore dhe jo vetem ne vendet tona.

Eshte mesuar se ka nje propozim se Serbia dhe Kosova mund te kene nje rol qe te luaje si modeli i dy Gjermanive, pra me ngritjen e zyrave nderlidhese dhe fqinjesise se mire. Ky eshte nje propozim i cili ka pasur kundershtime, por duket se eshte pritur mire nga pala juaj dhe ju personalisht, kjo duke qene se dhe ofronka edhe formulen e interesave per Organizaten e Kombeve te Bashkuara. Si mendoni ju ne te vertete se ky model i dy Gjermanive a perben modelin e nje qasje te ardhshme midis Beogradit dhe Prishtines?

Ministri Enver Hoxhaj. Tashme une dua ta bej te qarte qe vitin qe lame pas une vete personalisht e kam kundershtuar kete model te tille, ku i cili duhej te perdorej ne funksionin e normalizimit te marrdhenieve me shtetin Serb.

Po e kam kundershtuar kete propozim edhe dy jave me pare ne Prishtine dhe akoma vazhdoj ta kundershtoj edhe ne diten presnte, pasi ky model i tille nuk sherben aspak ne normalizimin e marrdhenieve.

Republika e Kosoves tashme eshte nje shtet i pavarur me Kushtetun e saj dhe ligjet tona dhe ky normalizim te marredhenieve ndoshta do te ndodhe kur te dyja shtetet te ulen ne tryezen e bisedimeve si te pavarura dhe me te drejta te barabarta.

Similar Posts: