Mitrovicë, tensionohet situata

Author: | Posted in Social No comments

Eshte tensionuar akoma me shume situata ne Mitrovice. UNMIK-u ka vajtur per t’i nderprere punet e rindertimieve te banesave te shqiptareve ne lagjen Kroi i Vitakut. Pasi kane pare veprimet e UNMIK-it mesohet se edhe serbet e asaj pjese te qytetit jane inkurajuar nga veprimi i tyre.

Ka pasur edhe incidente nga te dyja palet ku qytetare shqiptare dhe serbe kane goditur me gure njeri-tjetrin. Por situata u tensionua akoma me shume kur u degjuan te shtena me arme zjarri, te cilat akoma nuk jane konfirmuar se nga erdhen.

Duke iu referuar zedhendesit te Policise se Kosoves ne rajonin e qytetit te Mitrovices, zoti, Besim Hoti, ne deklaraten e tij ka thene se nuk ka pasur lendime dhe deme te tjera. Sipas versionit te tij “Njesite Speciale te Policise se EULEX-it kane shkuar ne vendngjarje per te pasur situaten nen kontroll, ku e cila tani paraqitet e qete”.

Ndersa mbremjen e se henes tri autovetura private, ne dy zona te ndryshme, njera ishte me targa serbe te regjisrimit dhe tjetra me traga “RKS” ne Mitrovice, dhe nje tjeter ka qene pa targa, ne Zveqan, jane djegur si rezultat i zjarrvenies me qellim me substanca ndezese.

Nderkohe nuk ka ndonje raportim per te lenduar ne njerez. Policia e Mitrovices ka gjetur pronaret e autoveturave te cilet kane qene te gjithe te perkatesise etnike serbe, dhe ku te cilet jane marre ne pytje nga policia.

Akoma mbeten te panjohur autoret e ketyre akteve kriminale per hetuesit policor edhe perkunder dyshimeve qe ne rastin e zjarrvenies ne Zvecan, ku motivi i mundshem mund te jete nje larje hesapesh mes personave rreth nje borxhi te pashlyer.

Similar Posts: