Mitrovicë: Qetë në jug, incidente në veri

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Veriu-i-MitrovicesNe rrugen ‘Xhon Kenedy’, ne Veri te qytetit te Mitrovices, 8 persona nga 12 pjesetare te nje sherri, jane lenduar, ndersa nje person tjeter eshte arrestuar menjehere nga policia e Zvecanit. Ndersa ne jug te po ketij qyteti, nata e Vitit te Ri ka kaluar e qete dhe pa incidente.

Zedhenesi i policise se Mitrovices, Besim Hoti deklaroi se perdorimi i fishekzjarreve dhe armeve te zjarrit ka qene i shumte, por fatmiresisht nuk ka patur raste te lenduarish ku ia vlen t’i permendesh. Per sa i perket aspektit te sigurise gjithcka ne nderrimin e vitit ka qene e qete dhe normale.

Ne veri te Mitrovices, ne rrugen ‘Xhon Kenedy’ 8 persona nga 12 qe ishin pjesetare te nje rrahje kan pesuar demtime te lehta, ndersa nje person tjeter eshte arrestuar nga forcat policore te Zvecanit per shkak te shtenave me arme.

Ergin Mediqi, zevendesdrejtori rajonal i Policise se Kosoves ne Mitrovice, informoi se tete persona ishin demtuar pas nje rrahje midis tyre, e cila ka ndodhur afersisht ne 4 te mengjesit ne veri te Mitrovices, dhe pas mjekimit ne spital ata jane leshuar. Ai shtoi se per asnje prej tyre nuk ka qene I nevojshem arrestimi, por eshte bere i mundur identifikimi i secilit prej tyre.

Similar Posts: