Milani interesohet për Carvalhon – David Villa drejt Chelsea

Author: | Posted in Kosovo News No comments

KarvalhoMilani interesohet për Carvalhon

Pavarsisht deklaratave te administratorit te deleguar, Milani eshte vene ne kerkim te nje qendermbrojtesi me experience. Adriano Galliani, i cili disa dite me pare u shpreh se do te nderhyhej ne merkato vetem me qellimin per te blere sulmues, dhe kjo nese Pato e Robinho do te largohen.

Sipas raportimit te merkuren nga websitet ‘Calciomercato’ dhe ‘Tutto Mercato’, lidhjet midis Real Madritit dhe Milanit jane intensifikuar mjaft kohet e fundit. Portugezi, ndonese ka kaluar ne plan te dyte tek Reali, ka pervojen e mjaftueshme per t’i ofruar siguri mbrojtjes kuq e zi, pjesa me problematike e skuadres se Allegrit gjate ketij sezoni.

Carcalho duhet te pranoje shkurtimin e tij te pages prej 4.5 milion eurosh ne sezon, ne menyre qe te transferohet ne ‘San Siro’. Portugezi ka luajtur vetem disa ndeshje te Kupes se Mbretit dhe rendimenti i tij ka qene pak i dobet gjate ketij sezoni.

 

David Villa drejt Chelsea

david_villaRafa Benitez, tranjeri i Chelsea me origjine spanjolle eshte shume i etur per gola dhe mediat britanike publikojne se objektivi i tij kryesor eshte perforcimi i sulmit me bashkekombasin e tij, David Villan.

Sulmuesi i Barcelones eshte kthyer ne lojtar rezerve ne Katalunje dhe po kalon nje nga periudhat me te keqija te karrieres se tij, nderkohe po mendon  te gjeje nje skuader tjeter. Ndersa Chelsea zoteron per momentin vetem nje sulmues, Fernando Torres. Ne ‘Daily Mail’ shkruhet se David Villa do te shkonte ne huazim ne Londer deri ne fund te sezonit aktual, sepse endrra e Roman Abramovich eshte blerja e sulmuesit te Atletico Madrid, Radamel Falcao. Si perfundim, 31-vjecari David Villa do te ishte vetem nje zgjidhje e perkohshme per Chelsean.

 

Similar Posts: