Metalla: Pro kufizimit te Imunitetit

Author: | Posted in Kosovo News, Politics No comments

Unioni: Rrezikohet nderhyrja e pushteteve te tjera

Gjyqtaret kunder heqjes totale te mbrojtjes ligjore

Gjyqtarët deklarohen pro kufizimit të imunitetit dhe jo zerimit të tij. Kryetari i Unionit të Gjyqtarëve Ervin Metalla sqaron arsyet e kundërshtimit prej unionit të heqjes totale e imunitetit të gjyqtarëve.

“Heqja e imunitetit do ta ekspozonte gjerësisht pushtetin gjyqësor ndaj risqeve që cenojnë pavarësinë e tij, ndërhyrjes së pushteteve të tjera. Ndërsa kufizimi i imunitetit për veprat penale që lidhen me detyrën mundet të krijojnë ekuilibrin e nevojshëm.

Kur flas për kufizim të imunitetit kam parasysh, që për disa vepra penale, për një kategori të caktuar të veprave penale, siç është korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës, ndjekja penale ndaj gjyqtarëve të mund të fillojë pa qenë nevoja për autorizimin paraprak të KLD-së.

Kjo do të thotë që autoritetet proceduese, të mund të kryejnë veprime hetimore, me përjashtim të atyre veprimeve që cenojnë lirinë e gjyqtarit dhe paprekshmërinë e banesës”, tha Metalla. Aktualisht, gjyqtarët kanë imunitet të garantuar me Kushtetutë. Sipas ligjit themeltar, ndaj tyre nuk mund të fillojë një procedim penal, pa marrë fillimisht autorizimin e Këshillit te Lartë te Drejtësisë.

Brukseli entuziast për reformën

BE: Presim angazhim ne prag te statusit

Brukseli mirepret lajmin mbi miratimin me konsensus të forcave më të mëdha të politikës shqiptare në lidhje me reformën zgjedhore. Gjithsesi mes deputetëve të 2 kraheve ka pasur sërish replika mbi zhvillimin e vendit, konsolidimin e shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut.

Ditmir Bushati, kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrimin tha: Reforma elektorale u finalizua, por vetëm pjesa e procesit për bërjen e ligjit dhe Komisioni e vendet anëtare na kanë thënë se duhet të masim progresin në termat e zbatimit real, me ndikimin që ka tek jeta e qytetarëve, e jo me numrin e ligjeve apo të vendimeve që miraton Këshilli Ministrave”.

Ka reaguar Fatos Beja, bashkëkryetar i Komitetit PE-Shqipëri i cili është shprehur se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në te gjitha fushat, si në konsolidimin e demokracis të shtetit ligjor dhe ekonomisë ‘së tregut. Po në te njëjtën linjë ka qenë dhe Stefano Sanino, drejtor i përgjithshëm për Zgjerimin në KE.

“Gjatë konsultimeve tona të rregullta me autoritetet shqiptare ne po shohim progres në disa fusha, por është e dukshme se kërkohen rezultate konkrete të mëtejshn në javët dhe muajt që vijnë”, theksoi Sanino.

Similar Posts: