“Messenger” kap bandën me shqiptarë, trafikonin heroinë

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Italianet ishin thjesht anetare, kurse shefat ishin Shqipetare

ITALI – Në operacion e koduar “Messenger”, një organizatë droge italo-shqiptare me bazë në Itali u shkatërrua nga policia e vendit fqinj. Agjencitë e lajmeve italiane bëjnë të ditur se janë vënë në pranga 11 persona pas urdhrit të lëshuar nga gjykata e Peskarës ndaj një grupi shqiptarësh dhe italianësh.

Hetimet bën të mundur identifikimin e grupit, i cili vepronte mes Milanos, Firences dhe Shqipërisë. Ndër të ndaluarit ishte një 30-vjeçar shqiptar me iniciale J.O., i cili mbante lidhjet me bashkëkombësit e tij me banim në Milano, ku shërbente si urë lidhëseme anëtarët e tjerë.

Shqiptari tjetër i ndaluar ishte një 45-vjeçar me iniciale L.S., i cili shpeshherë, për të mos rënë në sy, bënte rolin e korrierit të drogës, duke udhëtuar me tren. Pikërisht në një rrethanë të tillë iu gjet edhe ngarkesa prej 3 kilogramë heroinë, e cila ishte nisur për në Peskara me tren.

Po kështu policia ndaloi edhe një tjetër shqiptar, i cili u ndalua në një apartament në Peskarës. Gjithsej u ndaluan 11 persona, mes tyre edhe italianë. Nga ana e policisë thuhet se anëtarët italianë në bandë ishin elementë të thjeshtë të saj, pasi drejtues në krye të saj ishin shqiptarët. Hetimet kishin nisur 1 vit më parë.

Similar Posts: