Merr fund greva e urisë së ish të përndjekurve ne Tirane

Author: | Posted in Social No comments

Me ne fund ish te perndjekurit politike ne Tirane i kane dhene fund greves se urise, e cila diten e sotme shenonte diten e 31 – te te saj. Perfaqsuesit e grevisteve me ane te nje deklarate per shtyp thane se me mbyllljen e greves kerkesat e tyre nuk kane per te marre fund me kaq.

Pas indiferences se institucioneve qeveritare ish te perndjekurit politike ndjehen mjaft te zhgenjyer dhe e konsideruan si te padrejte deklaratat e kryeministrit Berisha i cili e cilesoi greven e urise me motive politike. Ditet e fundit ish te perndjekurit politike kane shprehur shqetesimin e tyre per heqjen nga cadrat te lengjeve, dhe kete shqetesim e ka percjellur edhe Avokati i Popullit.

“Ne iu jemi mirenjohes te gjithe qytetareve, mediave, ekipeve mjeksore, partnereve tane nderkombtare per mbeshtetjen qe na dhane deri ne diten e fundit. Gjithashtu ne kerkojme qe kerkesat tona te shqyrtohen dhe per kete ne kerkojme ndihmen e ambasadoreve te akredituar ketu”, jane shprehur grevistet ne fjalen e tyre te fundit para mediave”.

Ndersa sor ne mengjes Skender Tufa njekohesisht Koordinator i greves se urise kerkoi mbeshtjetje nga shoqeria civile, nga qytetaret e thjeshte dhe jo nga politika dhe kerkoi zgjidhjen e situates permes ligjit ne fuqi. “Vetem ne vendit tone po shkelen te drejtat dhe lirite e njeriut. Shume politikane kane leshuar fyereje ndaj nesh”, u shpreh Tufa ne fjalen e tij per shtyp.

Nje tjeter ish i perndjekur politik ka kater vjet qe endet ne Gjykatat e Tiranes, duke hapur gjyq mbas gjyqi, ne kerkimin e mbiemrit te tij. Quhet Xhetan Ceku 67 – vjec i cili ka lindur ne internim, nuk ka arritur kurre te njohe babane e tij i cili pas nje tentative per arratisje eshte vrare brutalisht nga regjimi i asaj kohe.

Dhe ky burre tashme i moshuar ka kater vite rresht qe endet ne gjykaten e tiranes dhe qe ka marre vendime mbas vendimi per konfirmimin se eshte djali i njeriut qe vdiq ne burg i Avdul Vekut, por serish sipas tij nga viti ne vit mbiemri i tij ne letra ndryshon ne Osmani, ne Hamiti e pastaj Destani.

Dhe tashme per te treten here ky i moshuar ka hapur serish nje proces gjyqesor per korigjimin e konfirmimit te mbiemrit te tij dhe qe me pas te marre demshperblimin qe i takon si ish i perndjekur politik. Ky i moshuar po leshon akuza ne gjykate se po e sorrollasin qellimisht me aryse per mos dhenien e demshperblimit qe i takon.

Similar Posts: