Merkiç: Në Tiranë për bashkëpunim

Author: | Posted in Politics No comments

Ivan Merkic, Ministri i Puneve te Jashtme i Serbise deklaroi se vizita e tij ne Tirane ka nje rendesi te vecante per riperteritjen e marredhenieve ne rajon. Serbia eshte e interesuar per marredhenie te mira dhe eshte ne interesin e Serbise pas deri me tani ka pasur konsultime te ndryshme me homologe te shume vdneve dhe te rajonit.

“Ne Tirane pre shume kohesh nuk ka qene ndonje minister i jashtem serb dhe kjo vizite e imja eshte ne kuader te turneut tim Ballkanik dhe ne shpresojme te krijojme baza per nje marredhenie te mire Shqiperi-Serbi’, tha ministri Serb.

Ministri i Puneve te Jashtme Merkic eshte nje diplomat me karriere ne politike prej dekadash ne Ministrine e Jashtme. Ai ka qene i njohur me publikun ne kohen kur ishte ambasador ne Qipro dhe pasi per te u perfol se kishte ndihmuar ne fshehjen e parave te cilat u zhduken nga bankat Jugosllave gjate viteve ’90, por edhe per pastrim parash.

Shume zyrtare te Serbise kane qene te ftuar ne Tirane, por kryesisht shume prej tyre jane shmangur. Ndersa ish-presidenti, Noris Tadic, disa here ka qene i ftuar dhe perkunder konfirmimeve, nuk ka qene si president shteti ne vizite zyrtare ne shqiperi.

AK: Me Serbine. marredhenie te kushtezuara

Ndersa Aleanca Kuq e Zi ka shprehur shqetesimin e saj per mbajtjen sekret te vizites dy diore me Tirane te shefit te dipllomacise serbe Ivan Merkic. Lisen Bashkurti, njekohesisht Sekretar per Ceshtjet Nderkombtare ne AK deklaroi se shteti Shqiptar dha ata te cilet kane pergatitur kete vizite, duhet te japin pergjigje nje per nje per terrin informativ, qe shoqeroi kjo vizite e Ministrit te Jashtem Serb.

“Kjo eshte nje detyrim i diplomacise Shqiptare e cila ka per detyre te informoje menjehere opinion publik. E para per CV-ne e ministrit te jashtem serb Ivan Merkiç, i cili ky i fundit eshte pasues i detashmentit te Milloshevicit, Nikolicit dhe te gjithe atyre politikaneve qe bene genocid dhe krime kunder njerzimit ne Kosove dhe aq me keq jano po ato te cilet nuk e pranojne kete opomomalisht.

Se dyti detyrimi i diplomacise shqiptare duhet te informoje axhenden e ketij takimi, i cili deri me tani mbahet ne konspiracion te plote dhe se treti duhet te zbardhe rezultatet e ketyre bisedimeve”, tha Bashkurti ne fjalen e tij per shtyp.

Gjithashtu gjate fjales se tij ai nuk la pa theksuar se shume shtete te ndryshme te Europes mbajne qendrim te kushtezuar me Serbine, dhe ndersa Tirana zyrtare u hap dyert pa shqetesimin me te vogel.

“Ne Kemi me shume se 12 vjet nga qeverisja socialiste dhe ajo demokratike te cilat aplikohen teza se Republika e Shqiperise dhe ajo e Serbise zhvillojne maredheniet bilaterale pa u kushtezuar fare nga qendrimi serb ndaj Kosoves.

Ne informojme opinionin publik se shtete qe jane shume demokratike si Gjermania, Austria, Britania, Italia edhe institucione te BE-s i kane kushtezuar ne menryen me strikte dhe te perseritur here mbas here integrimin e Serbise vetem me njohjen e pavarsise se Kosoves. Kete nuk e ben vetem politika e jashtme dhe diplomacia shqiptare”, thote perfaqsuesi i AK-se.

Gjithashtu Aleanca Kuq e Zi ka paralajmeuar se do te prese ministrin e Jashtem Serb Ivan Merkic me manifestime proteste se pavarsisht politikaneve ne pushtetet ato duhet te dine se populli nuk i perkrah ato kurre me qendrimet qe ato kane ndaj popullit shqiptar. Merkic do te kete bisedime me homologun e tij Edmond Panariti dhe disa zyrtare te larte te shtetit Shqiptar.

Similar Posts: