Menaxhimi i integruar i kufirit

Author: | Posted in Politics No comments

Hashim Thaci ka njoftuar per zbatimin e marreveshjes se menaxhimit te integruar te kufirit me Serbine i cili pritet te filloje ne dhjetor te ketij viti ne te katert pikat kufitare te cilat jane ne Merdare, Jarinje, Bernjak dhe te Dheu i Bardhe.

Nderkohe Kryeministri ka mohuar pretendimet serbe se Eulex-i do te kete nje rol ekzekutiv ne pikekalimet kufitare me Serbine. Keto reagime te Hashim Thacit kane ardhur pas deklaratave te shefit te zyres se qeverise Serbe per Kosoven Aleksander Vulin ku ky i fundit ka deklaruar se EULEX do te jete ai qe do te garantoje neutralitetin me pranine e zyrtareve te tatimeve dhe jo oficere doganore.

Nderkohe gazeta e perditshme e Beogradit “Danas” ka shkruar nje artikull se ekziston nje rrezik qe popullata serbe e Kosoves te kundershtoje kete zbatim te kesaj marrveshje me mjete te ashtuquajtura demokratike. “ne fazen e ardhshme Bashkimi Europian ra dakord qe te financoje ne pikekalimet kufitare per te mundesuar nje kalim sa me te lehte neper zonat neutrale.

Ne kete kendveshtrim ajo qe lidhet drejtpersedrejti me EULEX-in eshte se do te ushtrojne mandatin e tyre nga Kuvendi i Republikes se Kosoves ne te gjitha pikekalimet kufitare. Pra dua te theksoj se roli qe EULEX ka ne pikat kufitare ne veri te vendit do te jete po i njejte me ato ne jug apo kudo tjeter. Pra ne kuptojme me kete se EULEX-i e ka nje mandat dhe ate mandat qe ne ia kemi dhene nga Kuvendi i vendit tone.

Te gjitha te tjerat qe mund te perfliten nga fqinjet jane te paqendrueshme”, ka deklaruar Kryeministri Hashin Thaci ne fjalen e tij. Nderkaq sipas kryeministrit Hashim Thaci qeveria e Republikes se Kosoves nuk ka mohuar interesimin e Beogradit per komunitetin serb ne Kosove, por kjo pritet qe te behet ne nje menyre sa me transparante.

E cila do te thote se fondet qe shteti serb jep per serbet e kosoves fillimisht ato duhen te derdhen ne buxhetin e Republikes Kosovare. Transparance e fondeve te Serbise per strukturat e saj ne vend, sipas Thacit eshte kushti kryesor i serbise ne rrugen e saj drejt Bashkimit Europian.

Gjithashtu ne kete mbledhje te qeverise Hashim Thaci ka permendur gjashte ceshtje te cilat jane diskutuar ne takimin e dyte me homologun e tij serb Dacic. E para ne radhe sipas kryeministrit ishte zbardhja e fatit te pagjeturve, dhe e fundit sipas radhitjes qe Thaci permendi ishte ndertimi i autostrades qe lidh Kosoven me Serbine, Prishtine-Nish.

Similar Posts: