Meksikë, qytetarët arrestojnë të shumëkërkuarin

Author: | Posted in Kosovo News No comments

meksikeDisa qindra qytetare meksikane vendosin te armatosen dhe te shpallen veteruajtes te qytetit te tyre, sepse nuk duan te varen nga policia per te luftuar krimin.

Pervec kesaj shume banore kane ngritur disa postblloqe dhe ne qytetin e Guerreros, ne juglindje te Akapulkos, ata mbajten te izoluar nje trafikant  te lendeve narkotike. Me pas ky trafikant u dorezua tek policia e qytetit dhe u dergua menjehere ne burg. Qyteti i Guereros, nje nga zonat me te prekura nga lufta e krimit te organizuar qe po ndodh ne Meksike, kohet e fundit ka vuajtur mjaft nga mungesa e vazhdueshme e rendit.

Per shkak te kesaj gjendjeje, qytetaret te pajisur me maska, shotgane, pistoleta dhe pushke kane nisur te krijojne disa postblloqe dhe gjate aksioneve te tyre kane arritur te kapin disa keqberes duke e shendrruar qytetin e tyre ne nje nga oazet me te sigurta te vendit.

Te vendosura perballe ushtrise, forcave speciale dhe policise, ne Ameriken e Veriut po ndodh nje perplasje e pergjakshme midis karteleve te droges. Meksika qe prej vitit 2006 u ka deklaruar lufte trafikanteve te droges, dhe gjate ketyre perplasjeve me shume se 60 mije persona, shumica civile, kane humbur jeten.

Similar Posts: