Me shume investime ne Shqiperi

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Hapja në Tiranë e ambasadës së Izraelit, ka sjellë për një vizitë dyditore në vendin tonë ministrin e Jashtëm, Avigdor Lieberman. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm të vendit tonë, Edmond Panariti, Lieberman kërkoi thellim të bashkëpunimit në të gjitha fushat ndërmjet dy vendeve, pasi vlerësoi fillimisht marrëdhëniet ndërmjet dy popujve tonë.

“Hapjen e ambasadës e shoh si shtysë të re për marrëdhëniet mes dy vendeve. Shtysat nuk duhet të jenë në kuadrin politik, por me hapjen e kësaj ambasade do të ketë shtysë të re të marrëdhënieve ekonomike.

Nuk kam asnjë dyshim se marrëdhëniet ekonomike do të sjellin zhvillim në marrëdhëniet politike. Me krizën- botërore është koha e duhur të ftohen kompani izraelite ta shohin Shqipërinë si bashkëpunëtore. Shqipëria për mua është më shumë se destinacion strategjik”- tha  ministri i jashtëm i Izraelit, njëkohësisht zëvendëskryeministër.

Lieberman tha gjithashtu se Izraeli vlerëson lart marrëdhëniet politike me Shqipërinë që prej Luftës së Dytë Botërore, duke iu referuar faktit që asnjë shtetas hebre nuk iu dorëzua Gjermanisë naziste midis viteve 1939-1944.

Duke iu përgjigjur pyetjes rreth situatës politike në vendin tonë, ai uroi në zgjidhjen e problemeve në mënyrën më të mirë të mundshme, “Edhe vendi im është në një gjendje delikate si në aspektin ndërkombëtar dhe në aspektet e brendshme.

Shpresoj për gjithë popujt e rajonit të zgjidhin problemet në mënyrë paqësore”, – tha ministri izraelit. Ndërsa ministri Panariti, tha se Shqipëria ndan një pikëpamje të përbashkët me homologun hebre me pothuajse çdo çështje me rëndësi botërore, përfshi krizën siriane apo problemet iraniane.

Similar Posts: